Walt Disney ristrukturohet sërish - Reduktohen 7 mijë vende pune për të kursyer miliarda dollarë

Walt Disney konfirmoi një ristrukturim gjithëpërfshirës të korporatës që do të rezultojë në shkurtimin e 7 mijë vendeve të punës në kuadër të përpjekjes për të kursyer 5.5 miliardë dollarë nga kostoja e përgjithshme. Pushimet nga puna prekin rreth 3.6% të fuqisë punëtore globale të Disney.
Kompania mediatike, e cila është nën presion për të nxjerrë fitime nga biznesi i saj global i transmetimit, tha se do të riorganizohej në tre segmente: një njësi argëtimi që përfshin filmin, televizionin dhe transmetimin; një njësi ESPN e fokusuar në sport; dhe parqet Disney, përvojat dhe produktet.
Kompania tha se ristrukturimi do të thjeshtojë operacionet, duke e bërë biznesin e saj më efikas dhe do të ulë kostot. Disney është kompania më e fundit mediatike që njoftoi shkurtime të vendeve të punës në përgjigje të ngadalësimit të rritjes së abonentëve dhe rritjes së konkurrencës për shikuesit e transmetimit. Disney më herët raportoi uljen e parë tremujore të abonimeve për njësinë e saj të mediave streaming Disney+ e cila humbi më shumë se 1 miliard dollarë.
Warner Bros Discovery dhe Netflix më parë iu nënshtruan pushimeve nga puna.
Hera e fundit që Disney bëri shkurtime të tilla ishte gjatë kulmit të pandemisë, kur njoftoi në nëntor 2020 se do të pushonte nga puna 32 mijë punëtorë, kryesisht në parqet e saj. Shkurtimet u bënë në gjysmën e parë të vitit fiskal 2021.
Disney tha se planifikonte të shkurtonte 2.5 miliardë dollarë në shitje dhe shpenzime të përgjithshme administrative dhe kosto të tjera operative, një përpjekje që tashmë është në proces. Një kursim prej 3 miliardë dollarësh do të vinte nga reduktimet e përmbajtjeve jo sportive, duke përfshirë pushimet nga puna.
Riorganizimi shënon një kapitull të ri në drejtimin e udhëheqjen e Bob Iger, mandati i parë i të cilit si CEO filloi në 2005. Ai vazhdoi të forconte Disney-n me një listë të markave të fuqishme argëtuese, duke blerë Pixar Animation Studios, Marvel Entertainment dhe Lucasfilm. Një dekadë më vonë, Iger e ripozicionoi kompaninë për të kapitalizuar në revolucionin e transmetimit, duke blerë asetet e filmit dhe televizionit të 21st Century Fox në 2019 dhe duke nisur shërbimin e transmetimit Disney + atë vjeshtë. Iger dha dorëheqjen si CEO në 2020, por u rikthye në postin e tij në nëntor 2022.
Tani, Iger do të kërkojë të vendosë biznesin e transmetimit të Disney në një rrugë drejt rritjes dhe përfitimit. Struktura e re gjithashtu realizon premtimin e Iger për të rikthyer vendimmarrjen tek drejtuesit krijues të kompanisë, të cilët do të përcaktojnë se çfarë filmash dhe seriale do të prodhohen dhe si do të shpërndahet dhe tregtohet përmbajtja. Ky shënon ristrukturimin e tretë të Disney në pesë vjet.
Dorina Kurtaj / SCAN

Në 2022 u blenë mbi 300 milionë euro prona nga të huajt - Pipiria: Kërkesa në bregdet po zgjerohet, interes nga Belgjika e Holanda
Bumi i ndërtimeve në Tiranë e bregdet duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e blerësve të huaj. Drejtori Ekzekutiv i Shoqtës Shqiptare të......

Kërkesa e Kinës për gomerët e Afrikës po rritet. Pse është koha për të kontrolluar tregtinë mes tyre?!
Vitet e fundit, ka pasur një kërkesë të madhe dhe në rritje për lëkurën e gomarit në Kinë, ku ato përdoren për të bërë një produkt të lashtë të lidhur me......

Nisin shpronësimet për pronarët që preken nga aksi rrugor “Unaza Lindore loti II” – Rreth 51 milion lekë për përfituesit
Me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të......

Gabimi i chatbot-it të Google ‘fshin’ 100 miliardë dollarë aksione!
Google po kërkon mënyra për të siguruar njerëzit se është ende përpara në garën për teknologjinë më të mirë të inteligjencës artificiale. Dhe deri më tani,......

Zgjidhja e pazakontë për të përballuar krizën e kostos së jetesës: Berlini po paguan të rinjtë për të shkuar në klube!
Berlini po inkurajon të rinjtë të kthehen në qytet duke u dhënë atyre 50 euro për të shijuar vendet dhe ngjarjet kulturore të qytetit. Nisur nga Departamenti i......

Udhëtimi me tren nëpër Europë do të jetë më i shpejtë dhe më i lirë falë këtyre rrugëve të reja!
Udhëtimi hekurudhor ndërkufitar në BE do të bëhet më i shpejtë, më i shpeshtë dhe më i përballueshëm sipas një plani të ri për të nxitur transportin e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 muaj, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Nafta, sesioni i katërt në rritje - Mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të katërtin sesion me radhë, për shkak të çrregullimit të furnizimit për shkak......