Nisin shpronësimet për pronarët që preken nga aksi rrugor “Unaza Lindore loti II” – Rreth 51 milion lekë për përfituesit

Me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore “Unaza Lindore loti II” dhe problematikat e rrugëve dytësore të objektit”.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “arë” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 51 783 837.3 (pesëdhjetë e një milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë pikë tre) lekësh, shifër e cila do të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
SCAN

Gabimi i chatbot-it të Google ‘fshin’ 100 miliardë dollarë aksione!
Google po kërkon mënyra për të siguruar njerëzit se është ende përpara në garën për teknologjinë më të mirë të inteligjencës artificiale. Dhe deri më tani,......

Zgjidhja e pazakontë për të përballuar krizën e kostos së jetesës: Berlini po paguan të rinjtë për të shkuar në klube!
Berlini po inkurajon të rinjtë të kthehen në qytet duke u dhënë atyre 50 euro për të shijuar vendet dhe ngjarjet kulturore të qytetit. Nisur nga Departamenti i......

Udhëtimi me tren nëpër Europë do të jetë më i shpejtë dhe më i lirë falë këtyre rrugëve të reja!
Udhëtimi hekurudhor ndërkufitar në BE do të bëhet më i shpejtë, më i shpeshtë dhe më i përballueshëm sipas një plani të ri për të nxitur transportin e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht gjatë sesionit të sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 1 muaj, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Nafta, sesioni i katërt në rritje - Mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe tërmeti në Turqi
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të katërtin sesion me radhë, për shkak të çrregullimit të furnizimit për shkak......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Mbështeten nga të dhënat ekonomike dhe nga fitimet e korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi investitorët i mirëpritën të dhënat mbi......

Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Franga. Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?!
Paundi britanik është blerë sot me 130 lekë dhe është shitur me 131 lekë duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e djeshme......

Marrëveshje të paligjshme? Njoftimi për rritjen me 37 % të bulmetit nga 15 shkurt vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës. Nis monitorimi në terren
Lajmi se kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë njoftuar pikat e shitjes me pakicë se duke nisur nga 15 shkurti, furnizimet e reja të bulmetit do të......