Rriten sërish çmimet e produkteve për pastrim - Situata pritet të ndryshojë në gjysmën e dytë të vitit

Unilever konfirmoi se do të vazhdojë të rrisë çmimet për detergjentët, sapunët dhe ushqimin e paketuar për të kompensuar rritjen e kostove të inputeve dhe për të lehtësuar këto rritje në gjysmën e dytë të 2023-shit.
Kompania me bazë në Londër, e cila prodhon produkte si lëngu larës për enë, sapunë, akullore dhe ushqime të paketuara, pret që inflacioni i kostos të vazhdojë në vitin 2023, duke parashikuar inflacionin neto të materialit në gjysmën e parë prej rreth 1.5 miliardë euro.
Industria e mallrave të paketuara ka rritur çmimet gjatë vitit të kaluar për të përballuar kostot në rritje të çdo gjëje, nga kakao, vaj luledielli deri tek gruri. Industria tashmë po përballet ende me problemet e zinxhirit të furnizimit të epokës së COVID dhe shpenzimet e lëndëve të para që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke rritur më tej çmimet e energjisë dhe mallrave të tjera. Sipas saj kur bëhet fjalë për mbulimin e inflacionit, kompania aktualisht është vetëm në rreth 75% të inflacionit të kostos totale të mbuluar. Kjo duhet të shkojë mbi 100% për të riparuar marzhin bruto. Rritjet e çmimeve do të vazhdojnë dhe në në gjysmën e dytë të këtij viti por do të jetë një normë më e ulët e rritjes. Kjo pasi ndoshta është kaluar kulmi i inflacionit, por ende nuk është kaluar kulmi i çmimeve.
Rritja bazë e çmimeve për tremujorin e katërt ishte një rekord prej 13.3%, ndërsa vëllimet bazë ranë me 3.6%. Disa kompani në Europë kanë thënë se mund të lehtësojnë rritjen e çmimeve të paraqitura vitet e fundit pasi kostot e larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para janë lehtësuar, duke ofruar potencialisht një lehtësim për konsumatorët.
Shitjet bazë në Unilever u rritën 9.2% në tremujorin e katërt, duke tejkaluar një vlerësim të analistëve të ofruar nga kompania për një rritje prej 8.2%.
Dorina Kurtaj / SCAN

Turqia, në kërkim të ndihmës ndërkombëtare - Sektori i turizmit do të preket për një periudhë afatshkurtër
Në momentin që Turqia kërkohë ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të hënë, vëmendja u......

Një super autostradë prej 93 km me ajër të kondicionuar – Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien! (FOTOT)
Edel Strazimiri / SCAN Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, nëse zhvilluesi URB merr aprovimin e nevojshëm. Firma me bazë......

“Shuhen” mbi 12 mijë biznese në vend - Pandemia apo kriza, kush e goditi më shumë sipërmarrjen?
Gjatë vitit 2022, një numër shumë i lartë biznesesh janë “shuar”, duke ndërprerë veprimtarinë e tyre ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së......

“Ende në “luftë” me inflacionin” - JPMorgan: Është herët për të shpallur fitoren
Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i JPMorgan, banka më e madhe amerikane, paralajmëroi se është ende herët për të shpallur fitoren kundër inflacionit, duke shtuar......

Forbes publikon listën – Ja kush janë gratë më të fuqishme në botë
Forbes ka publikuar listën ku renditen gratë më të fuqishme në botë. Kjo renditje u bazua në katër parametra kryesorë: paraja, media, ndikimi dhe sferat e......

Britania hedh në treg “britcoin” - Stërlina dixhitale mund të tregtohet online
Britania e Madhe po përgatitet të nxjerrë në treg stërlinën dixhitale, sipas kursit ligjor, por të kompjuterizuar. Kjo do të hapë rrugën mes kriptovalutave......

Walt Disney ristrukturohet sërish - Reduktohen 7 mijë vende pune për të kursyer miliarda dollarë
Walt Disney konfirmoi një ristrukturim gjithëpërfshirës të korporatës që do të rezultojë në shkurtimin e 7 mijë vendeve të punës në kuadër të përpjekjes për të......

Në 2022 u blenë mbi 300 milionë euro prona nga të huajt - Pipiria: Kërkesa në bregdet po zgjerohet, interes nga Belgjika e Holanda
Bumi i ndërtimeve në Tiranë e bregdet duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e blerësve të huaj. Drejtori Ekzekutiv i Shoqtës Shqiptare të......