Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2023, 14:49

Çfarë po e rrit çmimin e bulmetit në vend?

Nga SCAN TV
Çfarë po e rrit çmimin e bulmetit në vend?

Pikat e shitjes me pakicë janë njoftuar nga kompanitë e përpunimit të qumështit se duke nisur nga 15 shkurti furnizimet e reja të bulmetit për qytetarët shqiptarë do të kenë çmime deri në 37% më të larta.

Ndërsa, që nga muaji Mars 2022 konsumatorët janë përballur me rritje të vazhdueshme të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me argumentin e mungesës së prodhimit dhe të rritjes së kostove.

Por çfarë po e shkakton këtë kolaps në tregun e bulmetit?

Sipas të dhënave të INSTAT , numri i krerëve të bagëtive që nga vitit 2014 deri në vitin 2021, ka rënë ndjeshëm, për gjedhët me 32.6%, për delet me 21.3%, për dhitë me 13.8%.

Po ashtu prodhimi i mishit regjistrohet në nivelin më të ulët në 2021-shin, në afro 148 mijë tonë, ndërsa prodhimi i qumështit në 1 milionë tonë, shifra më e ulët në një dekadë. Ndërkohë pavarësisht se shifrat e detajuara të sektorit i përkasin 2021-shit, sipas të dhënave të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, përgjatë vitit 2022 prodhimi i mishit dhe qumështit ra me 5 dhe 3 për qind, çka reflekton edhe vijueshmërinë e rënies së mbarështimit të bagëtive.

Megjithatë në reagim të deklaratës së përpunuesve të qumështit, Autoriteti  Konkurrencës  informon se ka nisur monitorimet në terren. “Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” shkruhet në njoftimin e Autoritetit.

Ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Sjellim në vëmendje të ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit se, shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme” paralajmëron Autoriteti i Konkurrencës.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......