Shpenzimet, Shqipëri vs Europë - Për ushqim shpenzojmë 41% të të ardhurave, 3 herë më shumë se europianët

Familjet shqiptare mbajnë rekord në Europë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet jo alkolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në argëtim dhe kulturë. “Scan Intel” ka kryer një analizë duke krahasuar përbërjen e shpenzimeve familjare në Bashkimin Europian dhe Shqipëri sipas qëllimit të konsumit referuar kryqëzimit të të dhënave të “Institutit të Statistikave” dhe të “Agjencisë Europiane të Statistikave”.
Referuar shifrave të vitit 2021 familjet shqiptare shpenzojnë shumë herë më shumë se ato europiane. Kështu, për vitin 2021 rezulton se familjet shqiptare kanë shpenzuar 34,934 lekë për grupin e konsumit “Ushqim dhe pije jo-alkoolike”.
Ky zë është shpenzimi më i madh i familjeve shqiptare duke zënë edhe 41.3% të peshës përgjatë këtij viti. Nëse do të shihnim të dhënat e për Bashkimin Europian grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” zë 14,3% të shpenzimeve gjithsej. Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është diferenca mes shpenzimeve për banesën, ujin dhe energjinë në Shqipëri dhe Europë. Pesha që zë ky grup në shpenzimet e familjeve shqiptare është 10%, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 25%.
Po ashtu, diferenca të ndjeshmë ndihet edhe te grupi “Transporti”, ku në Shqipëri zë një peshë prej 6.3%, ndërkohë që në Bashkimin Europian ky tregues është 12.1%. Nga ana tjetër duket se shqiptarët shpenzojnë shumë herë më pak se europianët në argëtim dhe kulturë, madje renditemi në vend të fundit nëse do ta karahasonim me shtetet e tjera. Gati 5.2 pikë përqindje është diferenca mes peshës që zë ky grup në shpenzimet e shqiptarëve mes shpenzimeve të vendeve të europës.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

“Inflacioni shënoi pikën e kthesës, sinjal inkurajues për 2023” - BSH: Rritja e normës baze nuk ndikoi negativisht te kreditimi, bankat nuk shtrënguan huadhënien
Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni ka shënuar pikën e kthesës me rënien e shënuar në dy muajt e fundit të vitit 2022, gjë që përbën një sinjal......

Çfarë po e rrit çmimin e bulmetit në vend?
Pikat e shitjes me pakicë janë njoftuar nga kompanitë e përpunimit të qumështit se duke nisur nga 15 shkurti furnizimet e reja të bulmetit për qytetarët......

Rritja e paralajmëruar e çmimeve të bulmetit. Si e komentojnë blegtorët dhe qytetarët
Duke nisur nga 15 shkurti kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë informuar pikat e shitjes me pakicë se do të rrisin çmimin e qumështit dhe......

Pse klonet e reja ChatGPT nga Google dhe Microsoft do të shkatërrojnë kërkimin në internet?!
Këtë javë Sundar Pichai, CEO i Google, njoftoi se motori i kërkimit në internet i kompanisë së tij, mënyra se si shumica dërrmuese e njerëzve ndërveprojnë me......

Rriten sërish çmimet e produkteve për pastrim - Situata pritet të ndryshojë në gjysmën e dytë të vitit
Unilever konfirmoi se do të vazhdojë të rrisë çmimet për detergjentët, sapunët dhe ushqimin e paketuar për të kompensuar rritjen e kostove të inputeve dhe për......

Turqia, në kërkim të ndihmës ndërkombëtare - Sektori i turizmit do të preket për një periudhë afatshkurtër
Në momentin që Turqia kërkohë ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të hënë, vëmendja u......

Një super autostradë prej 93 km me ajër të kondicionuar – Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien! (FOTOT)
Edel Strazimiri / SCAN Dubai mund të bëhet një qendër e re për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, nëse zhvilluesi URB merr aprovimin e nevojshëm. Firma me bazë......

“Shuhen” mbi 12 mijë biznese në vend - Pandemia apo kriza, kush e goditi më shumë sipërmarrjen?
Gjatë vitit 2022, një numër shumë i lartë biznesesh janë “shuar”, duke ndërprerë veprimtarinë e tyre ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së......