Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2023, 14:51

“Inflacioni shënoi pikën e kthesës, sinjal inkurajues për 2023” - BSH: Rritja e normës baze nuk ndikoi negativisht te kreditimi, bankat nuk shtrënguan huadhënien

Nga SCAN TV
“Inflacioni shënoi pikën e kthesës, sinjal inkurajues

Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni ka shënuar pikën e kthesës me rënien e shënuar në dy muajt e fundit të vitit 2022, gjë që përbën një sinjal inkurajues për ecurinë e ccmimeve dhe të ekonomisë gjatë vitit 2023.

Në raportin e parë të politikës monetare për këtë vit, Banka nënvizon se ekonomia shqiptare dhe tregjet tona financiare rezistuan më mirë ndaj goditjeve të krizës, në një kohë që pritshmëritë janë pozitive edhe për vitin 2023.

Kreu i Departamentit të politikave Monetare analizoi edhe ndikimin e rritjes së normës bazë të interesit në kredidhënien e sistemit bankar. Lajmi i mirë sipas themelit është se normat bazë të interesit nuk frenuan kredidhënien nga bankat e nivelit të dytë.

Banka e Shqipërisë pret që ekonomia shqiptare të jetë rritur me 4% gjatë vitit 2022, ndërkohë që norma të përafërta zhvillimi priten edhe gjatë vitit 2023.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......