Mallrat shqiptare, në 'sitën e cilësisë' së organeve të BE! Nis me qumështin

Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregëtisë zhvilloi mbledhjen e radhës ku një nga temat e diskutimit ishte rritja e cilësisë dhe plotësimi i standardeve të kërkuara për eksportimin e produkteve shqiptare.
Për çështjen e cilësisë se eksporteve ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi se qeveria ka ndërmarrë angazhimin për të mundësuar vlerësimin nga organet e Bashkimit Europian për të gjithë produktet me bazë shtazore. E para industri që do ti nënshtrohet vlerësimit nga organet e BE do të jetë ajo e qumështit.
“Lajmi i mirë është që do të fillojmë me industrinë e qumështit gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe AKU, dhe uroj që çdo që të shkojë mirë. Sigurisht që do të ketë problematika, por do të shërbejë si nxitje me qëllim përmirësimin, që në të ardhmen do t’i shërbejë të gjithë industrisë së qumështit”, tha Ibrahimaj.
Ministrja e Finacave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në këtë takim theksoi se biznesi dhe qeveria duhet të forcojnë dialogun mes tyre pasi qëllimi final është zhvillimi i ekonomisë dhe sektorëve të saj ne vend.
Gjithashtu bashkëpunim sa më të shpejt duhet të kenë dhe dhomat e tregtisë me biznesin pasi duhen bërë studime sektoriale për konkurrueshmërinë e vendit si në kuadër të Ballkanit të Hapur, Procesit të Berlinit, CEFTA-s dhe procesit të integrimit europian.
Ibrahimaj sugjeroi që disa industri duhet të subvencionohen dhe t’u krijohen lehtësira. Përmes mbështejeteve të politikave fiskale nuk ka rezultuar e suksesshme në disa sektorë të caktuar pasi ka prodhuar informalitet.
Sektori i parë që do të nisin subencionimet do të jetë Bujqësia pasi jep 20% të PBB dhe ka rëndësi të madhe në punësim dhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Një tjetër temë diskutimi gjatë mbledhjes ishte dhe mundësia e një marrëveshjeje të tregtisë së Lirë me Japoninë. Ibrahimaj ftoi shoqatat e biznesit që të bëjnë propozimet e tyre për produkte specifike, në mënyrë që të përfshihen në diskutime me shtetin japonez.
Diamila Leka/SCAN

Paga minimale në Shqipëri bëhet 40 mijë lekë! Projekti i qeverisë: Brenda 2 vitesh, rritje deri në 45 mijë lekë
Pas pak javësh paga minimale në vend do të rritet në 40 mijë lekë. Kjo mund të cilësohet si një nga rritjet më të mëdha të pagës minimale të viteve të fundit,......

Shpenzimet, Shqipëri vs Europë - Për ushqim shpenzojmë 41% të të ardhurave, 3 herë më shumë se europianët
Familjet shqiptare mbajnë rekord në Europë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet jo alkolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në......

“Inflacioni shënoi pikën e kthesës, sinjal inkurajues për 2023” - BSH: Rritja e normës baze nuk ndikoi negativisht te kreditimi, bankat nuk shtrënguan huadhënien
Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni ka shënuar pikën e kthesës me rënien e shënuar në dy muajt e fundit të vitit 2022, gjë që përbën një sinjal......

Çfarë po e rrit çmimin e bulmetit në vend?
Pikat e shitjes me pakicë janë njoftuar nga kompanitë e përpunimit të qumështit se duke nisur nga 15 shkurti furnizimet e reja të bulmetit për qytetarët......

Rritja e paralajmëruar e çmimeve të bulmetit. Si e komentojnë blegtorët dhe qytetarët
Duke nisur nga 15 shkurti kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë informuar pikat e shitjes me pakicë se do të rrisin çmimin e qumështit dhe......

Pse klonet e reja ChatGPT nga Google dhe Microsoft do të shkatërrojnë kërkimin në internet?!
Këtë javë Sundar Pichai, CEO i Google, njoftoi se motori i kërkimit në internet i kompanisë së tij, mënyra se si shumica dërrmuese e njerëzve ndërveprojnë me......

Rriten sërish çmimet e produkteve për pastrim - Situata pritet të ndryshojë në gjysmën e dytë të vitit
Unilever konfirmoi se do të vazhdojë të rrisë çmimet për detergjentët, sapunët dhe ushqimin e paketuar për të kompensuar rritjen e kostove të inputeve dhe për......

Turqia, në kërkim të ndihmës ndërkombëtare - Sektori i turizmit do të preket për një periudhë afatshkurtër
Në momentin që Turqia kërkohë ndihmë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të hënë, vëmendja u......