Europa Postuar më 10 Shkurt 2023, 10:04

Bursat europiane, në rënie - Të fokus të tregjeve rikthehet ngadalësimi i ekonomisë

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie - Të fokus të tregjeve rikthehet

Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve mbi ngadalësimin e ekonomisë globale, si pasojë e rritjes së interesave nga bankat qëndrore. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4% të vlerës, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë kryeson humbjet, në rënie me rreth 2%.

Gjatë kësaj jave, ndërkohë tregjet europiane janë mbështetur nga fitimet e korporatave. Ndërkohë, të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në Mbretërinë e Bashkuar treguan se ekonomia e shmangu recesionin në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në linjë edhe me parashikimet e analistëve.

Ekonomia britanike postoi 0% rritje për tremujorin e katërt, por gjatë dhjetorit u rrit me 0.5%. Javën e kaluar, Banka e Anglisë projektoi se ekonomia ishullore do të futet të recesion gjatë këtji viti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat