Bota Postuar më 10 Shkurt 2023, 10:03

Nafta i rikthehet humbjeve - Pritet të publikojë fitime javore prej mbi 5%

Nga SCAN TV
Nafta i rikthehet humbjeve - Pritet të publikojë fitime javore prej

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve për recesion në SHBA, por pritet të publikojnë fitime javore. Në anën tjetër, çmimet po mbështeten nga optimizmi për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.

Shqetësimi për një recesion në SHBA u rikthye pasi të dhënat mbi aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë treguan se numri i amerikanëve që aplikuan u rrit më shumë se parashikimet.

Gjithashtu, edhe rritja e rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar ka shtuar mundësitë e ngadalësimit të ekonomisë më të madhe në botë, për rrrjedhojë edhe të kërkesës për naftë. Të dyja kontratat janë rritur me mbi 5%, gjatë kësaj jave, dhe janë mbështetur nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe nga tërmeti në Turqi, që shkaktoi probleme me furnizimin e tregut.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat