Bota Postuar më 10 Shkurt 2023, 10:11

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët po presin të

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që publikohen javën e ardhshme. Në anën tjetër, paqartësitë për ngadalësimin e ekonomisë dhe për hapin e rritjes së interesave nga Rezerva Federale, po ushtrojnë presion mbi monedhën e gjelbër.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 103.2, ndërsa në sesionin e kaluar europian ra përkohësisht deri në 102.6. Në mbyllje të sesionit të sotëm, ky indeks pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë, për herë të parë që nga tetori i vitit 2022.

Referuar të dhënave të tjera në SHBA, aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë u rritën më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë javës së kaluar, por megjithatë qëndruar në një nivel që tregojnë forcën e tregut të punës.

Euro po tregtohet në mbi 1.07 dollarë, ndërsa paundi po tregtohet në mbi 1.21 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë ndjeshëm dhe po tregtohet poshtë 22 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1550 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat