Hungaria dhe Kroacia bashkojnë forcat - Përpjekje për të zgjeruar tubacionin e Adriatikut

Hungaria planifikon të bashkëpunojë me Kroacinë për të rritur kapacitetin e tubacionit të Adriatikut, i cili transporton naftë të papërpunuar jo-ruse në Hungari.
Qeveria ka diskutuar strategjinë e saj të energjisë për vitin 2030 duke përfshirë lejimin e rafinerisë së Danubit të grupit hungarez të naftës dhe gazit MOL të përpunojë më shumë naftë të papërpunuar jo-ruse.
Hungaria, pa dalje në det në Europën Qendrore, është një nga vendet në rajon më të ekspozuara ndaj importeve ruse të karburantit. Rafineria MOL merr naftë bruto përmes tubacionit të Druzhbës. Ky rrjet e ka origjinën në Rusi dhe degëzohet në Bjellorusi në Ukrainë, ku ndahet përsëri për të furnizuar disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore që varen prej tij, duke përfshirë rafineritë në Hungari, Republikë Çeke dhe Sllovaki. Më tej zëdhënësi i kryeministrisë shtoi se ishte e ditur që nëse nuk do të kishte naftë bruto që vinte nga Rusia tani, dërgesat mund të vinin vetëm nga deti, në tubacionin e Adriatikut. Por kapaciteti i këtij tubacioni është vetëm 70 deri në 80% e asaj që do të nevojitej. Për këtë arsye është menduar një projekt me rëndësi të veçantë, të cilin Hungaria dëshiron ta zbatojë së bashku me Kroacinë.
Sipas Hungarisë energjia bërthamore, burimet e rinovueshme, përfshirë energjinë diellore, dhe zhvillimi i rrjetit kombëtar do të jenë qendrore për strategjinë që qeveria planifikon të financojë nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Europian pasi të arrihet një marrëveshje për fondet.
Brukseli ka pezulluar disbursimin e fondeve të BE-së për Hungarinë për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi sundimin e ligjit, por Budapesti shpreson të lirojë fondet deri në mesin e këtij viti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britania shmang me vështirësi recesionin - Vendi gjithsesi nuk regjistroi rritje ekonomike
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk tregoi rritje në tremujorin e fundit të 2022 - shit, por u tkurr me 0.5% në dhjetor, më shumë se sa pritej nga analistët.......

'Një pendë lundruese': Zbulohet dizajni më i fundit i aeroportit të Kinës (FOTOT)
Një nga arkitektët më të njohur të Kinës, Ma Yansong, ka zbuluar vizionin e firmës së tij për një terminal të ri të aeroportit në qytetin verilindor të......

“Retë” e recesionit mbi BE - Por, Deutsche Bank bën parashikim optimist për eurozonën
“Retë e zeza po shpërndahen”, sipas Deutsche Bank për sa i përkete konomisë europiane, teksa vazhdon të përmirësojë parashikimet e saj për rritjen e eurozonës......

Risi nga DPSHTRR – Qytetarët mund të marrin leje drejtimi nga klasi B në D/D1 pa kaluar në C
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka bërë me dije se do të lehtësojnë ndjeshëm procedurat për qytetarët e interesuar për t’u bërë......

‘Kërcen’ jeni japonez pas lajmit se kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i bankës qendrore!
Jeni japonez u rrit më lart kundrejt euros dhe dollarit amerikan të premten, pasi një raport i Nikkei tha se Kazuo Ueda do të emërohej si guvernatori i......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin......

Bursat europiane, në rënie - Të fokus të tregjeve rikthehet ngadalësimi i ekonomisë
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve mbi ngadalësimin e ekonomisë globale, si pasojë e rritjes së......

Nafta i rikthehet humbjeve - Pritet të publikojë fitime javore prej mbi 5%
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve për recesion në SHBA, por pritet të publikojnë fitime javore.......