Britania shmang me vështirësi recesionin - Vendi gjithsesi nuk regjistroi rritje ekonomike

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk tregoi rritje në tremujorin e fundit të 2022 - shit, por u tkurr me 0.5% në dhjetor, më shumë se sa pritej nga analistët. Të dhënat janë publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare.
Shifrat nënkuptojnë se vendi ka shmangur një recesion - i përcaktuar zakonisht si dy tremujorë të rritjes negative - pas një tkurrjeje prej 0.2% në tremujorin e tretë. Në përgjithësi, PBB-ja u rrit me rreth 4% gjatë vitit 2022, pas një zgjerimi prej 7.6% në vitin 2021 ndërsa ekonomia u rikuperua nga pandemia Covid-19.
Niveli i PBB-së në tremujorin e fundit të vitit ishte 0.8% nën nivelin e tij para Covid në fund të 2019 - ës, që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar është tani i vetmi vend i G-7 - ës që ende nuk ka rikuperuar plotësisht prodhimin e humbur gjatë pandemisë.
Analistët shprehen se pavarësisht se vendi ka tejkaluar një recesion teknik për momentin, rënia e PBB-së së dhjetorit konfirmon se ekonomia u ul në fund të vitit 2022, pasi masat e grevës i shtuan presion shtrëngimit ekonomik. Ata shtojnë se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një vit veçanërisht brutal me inflacion të lartë, rritje të taksave të fshehta dhe ndikimin e vonuar të rritjeve të shumta të normave të interesit që ende ka gjasa të shtyjë ekonominë në një rënie verore duke goditur të ardhurat dhe besimin. Banka e Anglisë javën e kaluar parashikoi se ekonomia britanike do të hynte në një recesion të cekët prej pesë tremujorësh në tremujorin e parë të 2023 - shit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

'Një pendë lundruese': Zbulohet dizajni më i fundit i aeroportit të Kinës (FOTOT)
Një nga arkitektët më të njohur të Kinës, Ma Yansong, ka zbuluar vizionin e firmës së tij për një terminal të ri të aeroportit në qytetin verilindor të......

“Retë” e recesionit mbi BE - Por, Deutsche Bank bën parashikim optimist për eurozonën
“Retë e zeza po shpërndahen”, sipas Deutsche Bank për sa i përkete konomisë europiane, teksa vazhdon të përmirësojë parashikimet e saj për rritjen e eurozonës......

Risi nga DPSHTRR – Qytetarët mund të marrin leje drejtimi nga klasi B në D/D1 pa kaluar në C
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka bërë me dije se do të lehtësojnë ndjeshëm procedurat për qytetarët e interesuar për t’u bërë......

‘Kërcen’ jeni japonez pas lajmit se kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i bankës qendrore!
Jeni japonez u rrit më lart kundrejt euros dhe dollarit amerikan të premten, pasi një raport i Nikkei tha se Kazuo Ueda do të emërohej si guvernatori i......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin......

Bursat europiane, në rënie - Të fokus të tregjeve rikthehet ngadalësimi i ekonomisë
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve mbi ngadalësimin e ekonomisë globale, si pasojë e rritjes së......

Nafta i rikthehet humbjeve - Pritet të publikojë fitime javore prej mbi 5%
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të rikthimit të shqetësimeve për recesion në SHBA, por pritet të publikojnë fitime javore.......

Kursi i këmbimit valutor/ Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 107.6 lekë dhe duke u shitur me 108.4 lekë në......