Europa Postuar më 10 Shkurt 2023, 11:12

Europianët dëshirojnë të udhëtojnë - Vendi më i preferuar rezulton të jetë Franca

Nga SCAN TV
Europianët dëshirojnë të udhëtojnë - Vendi më

Pavarësisht presioneve inflacioniste dhe të ardhurave të tyre, 3 nga 4 europianë synojnë të shpenzojnë më shumë ose të paktën të njëjtën shumë për udhëtimet e tyre në gjysmën e parë të 2023 - shit.

Dëshira e europianëve për të udhëtuar për gjysmën e parë të 2023 është në nivele shumë të larta, duke ndjekur tendencën që u shfaq si pasojë e pandemisë dhe duket e fortë edhe këtë vit. Bazuar në studimin e fundit të Këshillit Europian të Udhëtimit ETC për gjysmën e parë të 2023 - shit, 77% e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë, një shifër 16% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2022.

3 kriteret kryesore për zgjedhjen e destinacionit të radhës janë moti - 18%, çmimi dhe ofertat tërheqëse - 17%  dhe 12% mikpritja dhe dashamirësia e banorëve në destinacion.

Në lidhje me vendet e preferuara për europianët në udhëtimin e tyre të radhës jashtë vendit për gjysmën e parë të 2023 - shit, sipas hulumtimit të kryer në emër të ETC nga MINDHAUS, Strategjia e Marketingut të Turizmit, Franca është në vend të parë, e ndjekur nga Italia, Spanja dhe Gjermania, ndërsa Greqia është në vendin e pestë. Dhjetë të parat plotësohen nga Kroacia, Austria, Portugalia, Turqia dhe Belgjika nga gjithsej 4655 të anketuar nga vende të ndryshme europiane.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat