Bota Postuar më 10 Shkurt 2023, 11:14

Yahoo redukton stafin me 20% - Kompania e cilëson vendimin si një ndryshim strategjik

Nga SCAN TV
Yahoo redukton stafin me 20% - Kompania e cilëson vendimin si një

Yahoo planifikon të reduktojë me 20% forcën e saj të punës teksa vazhdon ende me ristrukturimin e madh të departamentit të saj të  teknologjisë. Shkurtimet nga puna do të prekin 50% të punonjësve në këtë departament, më shumë se 1600 persona. Kjo lëvizje nënkupton se Yahoo do t’i japë fund përpjekjes së gjatë për të konkuruar me Goofle dhe META në hapësirën dixhitale të reklamave.

Kreu i Yahoo-s u shpreh se pushimet nga puna nuk po bëhen për shkak të sfidave financiare me të cilat po përballet kompania, por për shkak të ndryshimeve strategjike që ajo dëshiron të sjellë në divizionin e reklamave Yahoo for Business. Sipas tij ndryshimet do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për përfitimin e përgjithshëm të Yahoo dhe do të lejojnë kompaninë të investojë më shumë në divizionet e tjera fitimprurëse. Yahoo në tërësi është fitimprurëse, me të ardhura vjetore prej rreth 8 miliardë dollarë.

Kohët e fundit punonjësit e nivelit të lartë dhe drejtuesit e kompanive kryesore shumëkombëshe që dominojnë median, teknologjinë, rrjetet sociale dhe sektorët financiarë po shohin “ëndrrën e tyre amerikane” të shkërmoqet.

Vetëm në industrinë e teknologjisë në SHBA, rreth 53 mijë  punëtorë humbën punën në tetor të një viti më parë. Google pushoi nga puna 12 mijë punëtorë. Një shifër që korrespondon me 6% të fuqisë punëtore të saj globale. Këto janë shkurtimet më të mëdha në historinë 25-vjeçare të kompanisë, e cila deri vonë konsiderohej një parajsë e punës.

Gjiganti shumëkombësh Amazon , pas shumë thashethemeve, ka konfirmuar me një njoftim se do të vijojë, duke vazhduar me largimin nga puna të më shumë se 18 mijë punonjësve të tij në Europë dhe Amerikë. Microsoft do të pushojë nga puna 10 mijë punonjës. Në nivel global, Microsoft ka 221 mijë punonjës me kohë të plotë, me 122 mijë prej tyre që punojnë në SHBA.

CEO i Spotify konfirmoi se do të ndjekë të njëjtën rrugë pasi shpenzimet operative të kompanisë u rritën me dyfishin e të ardhurave të saj vitin e kaluar. Grupi i IT IBM do të shkurtojë rreth 3900 vende pune, një numër që korrespondon me pak më shumë se 1% të fuqisë punëtore të saj.

Kompanitë e fuqishme, veçanërisht ato të teknologjisë, kishin filluar të punësohen gjatë pandemisë, kur bllokimet nxitën një rritje të përdorimit të teknologjisë për të vazhduar punën në distance. Disa analistë i karakterizojnë zhvillimet e fundit si një rinisje për teknologjinë dhe ekonominë në përgjithësi.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat