Gati ngritja e 14 kullave të reja për zonat e mbrojtura - Monitorim për zjarret florën dhe faunën, në rikonstruksion 12 të tjera

Zonat e mbrojtura në territorin e vendit kanë nevojë për ngritjen e 14 kullave të reja të vrojtimit si dhe për rikonstruksion të atyre ekzistuese. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ka hapur tenderin me vlerë prej 10 milionë lekësh i cili ka si objektiv ndërmarrjen e një studim mbi kullat e vrojtimit me qëllim përmirësimin e atyre ekzistuese në territorin e zonave të mbrojtura, si dhe propozimin e kullave të reja në zonat e mbrojtura, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Konkretisht parashikohet ngritja e 14 kullave të reja të shtrira në çdo qark të vendit, në zona si Parku i Shebenikut, Rezervati Natyror i Menaxhuar i Liqenit të Shkodrës; në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”; në Lagunën e Nartës, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”; në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”; në parkun Natyror “Zagori”; Në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës; në parkun Kombëtar Prespë; në Peizazhin e Mbrojtur Tokësor Ujor Liqeni i Pogradecit; në Parkun Natyror “Korab – Koritni; në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune-Vain-Patok-Fushëkuqe-Ishëm; etj.
Ato do të shërbejnë për vrojtimin dhe sinjalizimit të zjarreve; vrojtim të faunës së egër dhe vrojtim të territoreve të caktuara ku përfshihen flora dhe fauna.
Tenderi i cili mbyllet me 21 Qershor, parashikon gjithashtu rikonstruksionin e 12 kullave ekzistuese. Sipas dokumentacionit të tenderit, ngritja e kullave të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese do të rrisë rezultatet e ruajtjes, monitorimit, njohjes dhe vlerësimin e turistëve për mrekullitë e natyrës dhe duke promovuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore për brezat që vijnë.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura menaxhon e monitoron rrjetin e zonave të mbrojtura mjedisore, të cilat sot përbëjnë rreth 21.4% të territorit të Shqipërisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Maji rikthen rritjen e çmimeve - Norma e inflacionit arriti në 2.2%. Mobiljet dhe veshjet, grupet më të shtrenjta
Çmimet i janë rikthyer rritjes në muajin Maj të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave”. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të......

Rrjet ujitës me pus në 4 zona të Tiranës - Hapen procedurat e studimit, masa për te përballuar thatësirën
Referuar nevojave emergjente për ujitje të bimësisë në Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, institucion në varësinë e Bashkisë së......

Pse koalicioni i Olaf Scholz pësoi një goditje në zgjedhjet e mbrëmshme?
Qeveria e koalicionit qeverisës të Gjermanisë pësoi një goditje në zgjedhjet e mbrëmshme, me partinë socialdemokrate SPD të kancelares gjermane që u rendit në......

Sa përdoret telefoni fiks në Shqipëri? - Rreth 634 mijë pajtimtarë me akses broadband në internet nga rrjete fikse
Rreth 171 mijë pajtimtarë përdorën linjën e telefonisë fikse në tremujorin e parë 2024. Referuar të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe......

Cila është natyra e bizneseve që hapen në Shqipëri? - Nga IT te ndërtimi, sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës
Regjistrimi i biznesevë është në trend rënës në Shqipëri. Sipas ekonomistëve, bizneset me 1-4 punonjës janë shtuar më shumë. Ndërtimi dhe IT janë sipërmarrjet......

Shqipëria, destinacioni "kampion" për netë qëndrimet - Renditemi vendi i parë në Europë me rritjen më të lartë në tre muajt e parë të vitit
Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 563 mijë nëtë qëndrime, përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të......

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, Berati e Elbasani. Në fund të listës renditet Fieri, me 2%
Mbi 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Elbasan dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Rritet numri i kompanive në shërbime financiare dhe sigurime - Analiza/ Si ka ndryshuar numri i bizneseve në 5 vitet e fundit
Në 5 vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është rritur ndjeshëm. Nga 1.297 ndërmarrje që......