Franca ‘ndez’ reaktorë të tjerë bërthamorë – Kriza energjetike vendos vendin nën alert!

Për shkak të problemeve teknike dhe punimeve të mirëmbajtjes, prodhimi i energjisë elektrike në Francë është prej muajsh në nivel historik të ulët. Qeveria në Paris u bën thirrje rregullisht familjeve dhe bizneseve të kursejnë energji elektrike. EDF vlerëson se konsumi ra me rreth dhjetë për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kryesisht për shkak të industrisë. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, disa kompani kanë ulur prodhimin e tyre.
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka ndodhur në kryeqytetin e Francës, Paris. Siç raportojnë disa agjenci lajmesh u prekën 125.000 klientë. Për shumicën e shtëpive, furnizimi me energji elektrike u rivendos para mesnatës. Operatorët e sistemit energjetik thonë se shkaku i ndërprerjes ishte një problem me një transformator.
Autoritetet franceze po përgatiten për ndërprerje të tjera të energjisë elektrike prej disa orësh në dimër. Për këtë qëllim bëhet një simulim kompjuterik në prefektura. Një shtab i krizës që bashkon disa ministri po punon aktualisht mbi një hipotezë prej gjashtë deri në dhjetë ndërprerje të energjisë elektrike në dimër. Ato do të zgjasin maksimumi dy orë dhe do të preknin deri në gjashtë milionë njerëz në të njëjtën kohë. Spitalet, pacientët që varen nga pajisjet elektrike shtëpiake, stacionet e zjarrfikësve, policia dhe vende të ndryshme industriale nuk do të kishin ndërprerje. Presidenti Macron thekson se bëhet fjalë për përgatitjen për situata emergjente.
Për herë të parë në dekada, Franca po importon më shumë energji elektrike këtë vit sesa eksporton. Energjia elektrike vjen veçanërisht nga Gjermania, e cila nga ana e saj ka blerë gaz direkt nga Franca për herë të parë që nga tetori. Me reaktorët bërthamorë që janë aktualisht në funksionim, fuqia është 39 gigavat, të instaluar janë 61 gigavat. Gjatë verës, u mbyllën njëkohësisht deri në 32 reaktorë bërthamorë.
Reduktimi i prodhimit të energjisë elektrike në Francë është shqetësues edhe për landin federal gjerman të Baden-Württemberg-ut. Sipas një dokumenti konfidencial të Ministrisë së Mjedisit në Shtutgart, nuk duhet të përjashtohen plotësisht ndërprerjet edhe në Baden-Württemberg, raporton e përditshmja "Bild”. Këto do të ishin "prerje të përsëritura" të cilat do të zgjasnin rreth një orë e gjysmë, specifikon dokumenti. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Arrestime në Bruksel: Dyshime për korrupsion në Parlamentin Europian
Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Europian, u thirr për t'u marrë në pyetje në Bruksel të premten në mbrëmje në......

Bordi i Transparencës - Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

“Institucionet po devijojnë ligjin” - Studimi i shoqatës së kontabilistëve: Të luftohet informaliteti nëpërmjet bashkëpunimit
Moszbatimi i ligjeve nga institucionet, mosaplikimi i penaliteteve ndaj individëve që sjellin inflacion informal në profesion dhe ofrimi i shërbimeve nga......

Inflacioni “zbutet”, por jo për ushqimet - Prekin rekord historik, 15.3% më të shtrenjta se një vit më parë
Norma e inflacionit ka zbritur pranë 7.9% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat e Institutit të Statistikave. Gjatë tetorit ndërkohë, inflacioni fiksohej në 8.3%,......

Crypto-t i njohim pak, por s’jemi prapa. Kemi një ligj - Akademiku Meka: Shkalla e njohjes, e ulët. Janë realitet i afërt, duhet të mësohen në shkolla
Akademiku Elvin Meka i konsideron kriptovalutat një realitet të afërt në tregjet financiare globale, ashtu si dhe në Shqipëri. Ai thotë se shkalla e njohjes......

Deeurozim, apo rikthim te euroizimi? Ç’po ndodh me kreditë - Huaja e re në lekë për bizneset u dobësua me 5.3%, ndërsa në valutë u rrit rreth 19%
Ndërsa viti 2022 është karakterizuar nga një distancim i të gjithë aktorëve shqiptarë nga monedha e përbashkët europiane, tendenca po ndryshon tërësisht muajt......

Qytetarët paguajnë 248 milionë euro detyrime “në terr” - 23 taksa dhe tarifa, ndërtimet e reja mbajnë në “këmbë” bashkitë
Ndërsa qytetarët janë të paqartë se çfarë taksash të tarifash vendore paguajnë, 61 bashkitë në vend mbledhin rreth 29 miliardë lekë apo 248 milionë euro në vit......

Të rinjtë, rreth 200 mijë më pak në 15 vite - Shifrat e diskutuara në “Studio Intel”, nga të dhënat demografie e deri te pjesëmarrja në politikë
Këtë të enjte në emisionin “Studio Intel” u diskutua gjërësisht për të rinjtë duke marrë spunto edhe nga dita e rinisë. Fokusi kryesor i emisionit përqëndrohej......