Fond i përbashkët për ngrohjen e shkollave? - Bashkitë nuk u japin zgjidhje. DPAP: Problem kaldajat e vjetra dhe mungesa e sobave

Nga viti në vit ngrohja në shkolla mbetet një problem i pazgjidhur ku nxënësit detyrohen që të zhvillojnë mësimin në temperatura të ulëta në kushte jo të përshtatshme. 28 kopshte shkolla por dhe gjimnaze në rang vendi hasin këtë problematikë. Përgjegjësinë për këtë çështje e kanë bashkitë të cilat me fondet e veta duhet tu sigurojnë kushtet nxënësve.
Për vitin 2022 dhe 2023 vetëm 10 bashki janë treguar transparente në blerjen e druve të zjarrit apo karburantit të nevojshëm për ngrohje në shkolla. Për bashkinë Gramsh për vitin 2023 janë kryer 9.6 milionë blerje lëndë drusore, konkretisht 1540 metër ster druzjarri dhe 6 ton pellet. Bashkia Lushnje në vlerën e 1.3 milionëve ja blerë 8276 litra karburant. Hasi për 22 shkolla e kopshte e cerdhe ka blerë 910 metër kub dru zjarri, Kruja në vlerën e 1.8 milionëve ja blerë për 5 njësi administrative dru zjarri dhe pellet. Ndërkohë dhe Tropoja Kukësi e Elbasani kanë zbardhur tendera për drutë e zjarrit dhe karburantin për kaldajat.
Të ndodhur për të disatin vit radhazi në këto kushte ku bashkitë nuk zgjidhin problemet e ngrohjes në shkolla, a duhet të ngrihet një fond i dedikuar për ngrohjen nga buxheti i Ministrisë Arsimit?
Sipas Çiflikut problemi qëndron edhe tek sistemet e ngrohjes qendore pasi janë të vjetra dhe jo të përshtatura me teknologjinë bashkëkohore ku bashkitë duhet të investojnë më së shumti. DPAP thotë se bashkitë me probleme janë Elbasani, Lushnja, Shijak dhe Korçë, Devolli, Gjirokastra. Një vit më parë kjo problematikë shtrihej në 39 shkolla në rang vendi.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

Energjia, KLSH: Kaskada e Drinit u keqmenaxhua - Auditimi/ Në 1 vit e gjysmë u shpenzuan rreth 660 mln euro për importet
Rënia e nivelit të liqeint të Fierzës në tetor të vitit 2021 erdhi si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së......

Censi i popullsisë dhe banesave nis më 18 shtator - Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli: Procesi kushton 16 milion euro, 8 mijë të punësuar
Regjistrimi i popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator 2023. Këtë e bën të ditur drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli e ftuar në emisionin Scan Update duke......

Pasi pushoi nga puna rreth 4 mijë punonjës Ford investon 3.5 miliardë dollarë në fabrikën e parë të baterive LFP!
Ford po ndërmerr një rrugë të dytë në kiminë e baterive për automjetet elektrike. Do të jetë prodhuesi i parë i makinave që do të prodhojë bateri......

Bizneset rritën pagat 12.3% në 2022, por sa u rrit paga reale? - Hendeku shumë i madh, çmimet e larta ulën ndjeshëm fuqinë blerëse të familjeve
Vecanërisht në sektorin privat, pagat u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2022, madje me ritme dyshifore, por sa është rritur paga reale, apo aftësia paguese e......

Bonot e thesarit vijojnë rënien, 4.44% këtë javë - Ndalet mbireagimi ndaj rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë
Letrat me vlerë të Qeverisë kanë vijuar edhe gjatë shkurtit tendencën rënëse të shfaqur që prej fundit të vitit të shkuar. Në ankandin e kësaj jave, ato u u......

Cili është plani 20 milionë eurosh i Italisë për të rigjallëruar sektorin e turizmit?!
Italia po vë bast edhe për ‘turizmin e rrënjëve’ për të rigjallëruar sektorin, me një plan 20 milionë euro për përfitimin mbi të gjitha të qyteteve të vogla......

Von der Leyen njofton sanksione të reja në Moskë prej 11 miliardë dollarë!
BE shpall sanksione të reja ndaj Moskës: "Ne do të propozojmë një paketë të dhjetë masash me ndalime të reja tregtare dhe kontrolle për eksportet e......

Pse një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë ka shtypur frenat e investimit në Kinë?!
Pavarësisht nga perspektivat ndriçuese të sjella nga rihapja e ekonomisë së Kinës nga politikat zero-COVID, një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në......