Bota Postuar më 15 Shkurt 2023, 11:50

Von der Leyen njofton sanksione të reja në Moskë prej 11 miliardë dollarë!

Nga SCAN TV
Von der Leyen njofton sanksione të reja në Moskë prej 11

BE shpall sanksione të reja ndaj Moskës: "Ne do të propozojmë një paketë të dhjetë masash me ndalime të reja tregtare dhe kontrolle për eksportet e teknologjisë në Rusi. Kjo paketë ka një vlerë totale prej 11 miliardë eurosh dhe do të propozojë ndër të tjera kufizime në eksport të komponentëve të shumtë elektronikë të përdorur në sistemet ruse të armëve, si dronët, raketat dhe helikopterët”.

Njoftimi erdhi nga Ursula von der Leyen e cila në fjalimin e saj në Parlamentin Europian foli për sanksionet që do të mbërrinin deri më 24 shkurt. "Për herë të parë, ne po propozojmë të sanksionohen edhe entitetet iraniane, duke përfshirë ato të lidhura me Gardën Revolucionare iraniane," shtoi ajo.

"Tavani i çmimit të naftës - shpjegoi ajo më vonë - do të thotë se Rusia po humbet 160 milionë euro të ardhura çdo ditë. Çmimet e gazit në Europë tani janë më të ulëta se përpara pushtimit rus të Ukrainës "Europa po investon në energjinë e pastër dhe pavarësinë energjetike si kurrë më parë. Duke zgjeruar energjinë e rinovueshme, ne po thyejmë rekord pas rekordi”.

Politika e Perëndimit për ta kthyer Ukrainën në një bastion antirus po arrin pikën e pakthimit ndërsa kërcënimi i ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov erdhi gjatë seancës së Parlamentit Europian kushtuar Ukrainës.

Ndër të tjera, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell ka kërkuar që të rritet ndihma për Kievin.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat