Pse një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë ka shtypur frenat e investimit në Kinë?!

Pavarësisht nga perspektivat ndriçuese të sjella nga rihapja e ekonomisë së Kinës nga politikat zero-COVID, një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë ka pakësuar investimet kryesore atje.
GIC i Singaporit, i cili menaxhon rreth 700 miliardë dollarë, reduktoi investimet e tij në kapitalin privat kinez dhe kapitalin sipërmarrës gjatë vitit të kaluar, thanë burime për Financial Times.
Ky largim nga ekonomia e dytë më e madhe rrjedh nga një sërë shqetësimesh, duke përfshirë frikën rreth vendimeve politike nga udhëheqja e Kinës.
Drejtuesit e GIC përmendën rritjen e tensioneve politike SHBA-Kinë, fushatën e "prosperitetit të përbashkët" të Presidentit Xi Jinping për të reduktuar pabarazinë dhe frikën e lëvizjeve të papritura nga Pekini si goditjen e tij ndaj sektorit të teknologjisë, raportoi FT.
Tre vitet e fundit u shënuan nga një sërë rregullash të rrepta mbi këtë sektor, të cilin udhëheqësit e Kinës e konsideruan si shumë të fuqishëm në vend. Dhe IPO-ja prej 37 miliardë dollarësh e Ant Group që autoritetet kineze ndaluan, gjithashtu dëmtoi GIC.
Ndërkohë, fondi është goditur nga kriza e vazhdueshme e pasurive të paluajtshme të Kinës, të cilën Pekini e ndihmoi në sjelljen duke u përpjekur të frenojë huamarrjen e tepërt.
Dhe në javët e fundit, tensionet midis SHBA-së dhe Kinës u rritën pasi një balonë spiune kineze fluturoi mbi SHBA në fillim të shkurtit.
Pavarësisht një historie prej tre dekadash me Kinën që rezultoi e dobishme financiarisht, GIC raportohet të ketë investuar drejtpërdrejt në vetëm dy kompani kineze në vitin 2022, krahasuar me 16 një vit më parë. Megjithatë, udhëheqja e fondit nuk është e mbyllur për investimet e ardhshme në Kinë.
Dhe ndërsa pozicioni i saj në Kinë është ulur, GIC ka zgjeruar investimet e saj globale me 17% vitin e kaluar krahasuar me 2021.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Miliarderi George Soros konfirmon një bast të madh për Tesla dhe Elon Musk!
Financieri legjendar vazhdoi të blinte aksione të Tesla-s në tremujorin e katërt, pavarësisht prishjes së tregut të aksioneve të prodhuesit të automjeteve......

Tregu i pronave është aq keq sa që disa banka kineze po i lënë njerëzit të kenë hipoteka deri në moshën 80 vjeç!
Kina po përpiqet të ringjallë tregun e saj të dëmtuar të pasurive të paluajtshme dhe tani po shikon zgjidhje më "kreative". Për të tërhequr më shumë kërkues......

Aeroportet gjermane, në grevë - Të premten priten pezullime masive fluturimesh
Grevat e planifikuara në shtatë aeroporte gjermane për të premten do të shkaktojnë ndërprerje masive të trafikut ajror. Sindikata gjermane Verdi u bëri thirrje......

OPEC rrit pritshmëritë për kërkesën e naftës - Rihapja e Kinës, një nga arsyet kryesore gjatë vitit 2023
OPEC ka rritur pritshmëritë për sa i përket kërkesës globale për naftë për vitin 20223 në atë që konsiderohet si rishikimi i parë në rritje prej muajsh. Kjo......

Grevat në Britani, rekord për ditët e humbura të punës - Vendi po vuan pasojat më të këqija në ekonomi që nga viti 1989
Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të madh të ditëve të punës të humbura për shkak të grevave në vitin 2022 në më shumë se 30 vjet, sipas të dhënave......

Rumania drejt koncesionit për projektin më të madh të energjisë diellore në Europë - Investimi vlerësohet në mbi 1.2 miliardë euro
Përveç ringjalljes së projekteve të shumta hidroenergjetike të fjetura në Rumani, Hidroelectrica po punon për diversifikimin e burimeve të saj të energjisë......

Askush më i pasur se “Genesis” në 2022 - Grupi i Phil Collins ka fituar 530 milionë dollarë
Janë Genesis më të pasurit e botës së spektaklit për vitin 2022. Grupi muzikor i Phil Collins, falë dhe turneut të lamtumirës, fitimeve nga transmetimet e......

Paralajmërimi i 11 vendeve anëtare të BE - “Duhet kujdes në lehtësimin e rregullave për ndihmat shtetërore”
11 vende anëtare të Bashkimit Europian apeluan për shumë kujdes për sa i përket lehtësimit të rregullave për ndihmat shtetërore të bllokut prej 27 anëtarësh në......