Bota Postuar më 15 Shkurt 2023, 10:42

OPEC rrit pritshmëritë për kërkesën e naftës - Rihapja e Kinës, një nga arsyet kryesore gjatë vitit 2023

Nga SCAN TV
OPEC rrit pritshmëritë për kërkesën e naftës -

OPEC ka rritur pritshmëritë për sa i përket kërkesës globale për naftë për vitin 20223 në atë që konsiderohet si rishikimi i parë në rritje prej muajsh. Kjo ndodh për shkak të lehtësimit të kufizimeve të Covid 19 Kina. Njëkohësisht janë ulur pritshmërirë për furnizimet nga Rusia dhe prodhuesit e tjerë jo OPEC, duhe projektuar një treg më të shtrënguar.

Kërkesa globale për naftë do të rritet këtë vit me 2.32 milionë fuçi në ditë, ose 2.3%, tha Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës në raportin e saj mujor. Projeksioni është 100 mijë fuçi në ditë më i lartë se parashikimi i muajit të kaluar.

Një bilanc më i shtrënguar i ofertës dhe i kërkesës mund të mbështesë çmimet e naftës që kanë mbetur relativisht të qëndrueshme që nga dhjetori dhe janë pak më pak se 86 dollarë për fuçi. OPEC ruajtu parashikimin e tij të rritjes së kërkesës për vitin 2023 të qëndrueshëm për dy muajt e fundit pas një sërë uljesh pasi perspektiva ekonomike u përkeqësua.

Më tej në raport thuhet se çelësi për rritjen e kërkesës për naftë në vitin 2023 do të jetë lehtësimi Kinës nga kufizimet e lëvizshmërisë dhe efekti që kjo do të ketë në vend, rajon dhe botë. Por qëndrojnë ende shqetësime për sa i përket thellësisë dhe ritmit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit si dhe ndikimit pasues në kërkesën për naftë. OPEC pret që kërkesa kineze të rritet me 590 mijë fuçi në ditë në vitin 2023, nga parashikimi i muajit të kaluar prej 510 mijë fuçi në ditë.

Konsumi i naftës në Kinë ra për herë të parë në vite, në vitin 2022, si pasojë e masae të saj të kontrollit anti COVID. Raporti i OPEC-ut ishte optimist për perspektivat ekonomike, duke e çuar parashikimin e tij të rritjes globale për vitin 2023 në 2.6% nga 2.5%.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat