Bota Postuar më 15 Shkurt 2023, 10:09

Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Rritet me 6.4% me bazë vjetore, sugjeron norma të larta interesi

Nga SCAN TV
Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Rritet me 6.4% me bazë

Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet në sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi inflacionin në SHBA sugjerojnë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë, krahasuar me vlerësimet fillestare. Indeksi i Çmimeve Konsumatore u rrit me 0.5% me bazë mujore, gjatë janarit, për shkak të kostove më të larta në qiradhënies dhe ushqimeve. Me bazë vjetore, ky indeks u rrit me 6.4%, pak më shumë se parashikimet e analistëve, që prisnin një rritje me 6.2%.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 103, pranë nivelit më të lartë në 1 muaj. Ndërkohë, paundi britanik ka rënë ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, pasi inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar shënoi rënie për të tretin muaj me radhë. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, inflacioni ra në 10.1%, gjatë janarit, ndërsa në tetor të vitit të kaluar preku nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, prej 11.1%.

Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një normë inflacioni prej 10.3%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 22,100 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1550 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...