Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2023, 15:15

A po mbyllet procesi i legalizimeve? - Agjencia e Kadastrës nuk ka dijeni se sa ndërtime pa leje janë në Shqipëri

Nga SCAN TV
A po mbyllet procesi i legalizimeve? - Agjencia e Kadastrës nuk ka dijeni

Procesi i legalizimeve është drejt mbylljes ka pohuar kreu i Kadastrës Artan Lame në komisionin e Ligjeve. Sipas tij: “Ecuria e legalizimeve në vite. Nga 2006 i kemi këto të dhëna. Pika maksiamle 48 000 në vit në 2016. Nga 24 000 legalizime 2021, në 20 000 këtë vit 2022. Kjo rënie, është lajm i mirë, kazani i legalizimeve po mbaron. Fakti që po bije dhe është në rënie, tregon se procesi legalizimeve drejt mbylljes. Sipas llogarive për pjesën që ka hyrë në proces mbyllet për dy vitet e tjera. Nëse janë bërë 240 000 janë dhe rreth 30 000 që s'janë bërë dhe kemi dhe rreth 70 000 që s'mund të legalizohen, pasi kanë probleme ligjore. Kjo tregon se llogaritë e vitit 2013 janë mbyllur. Ne e gjetëm me 277 000 dhe e kemi mbyllur, por tani janë futur në sistem objektet e reja. Pallatet e braktisura në rënie. Mbeten vetëm kategoria e pallateve me shumë problematika".

Bregdeti mbetet “mollë sherri” për pronat dhe zgjidhja duket e ngadaltë. “Jemi ne regjistrimin e bregdetit. Të parët që e kanë bërë për fsdhatarët kanë qenë oligarkët. Bëheni regjistrimin që të shkoj ta blej se unë e kam mundësimë”, theksoi Lame.

Në Komision një cështje që u dha rëndësi nga deputetja e opozitës Dhurata Çupi janë ndërtimet paleje. Kreu i Kadastrës i konsideroi enigma. “Një nga enigmat më të mëdha të shtetit shiqptar në histori. Nukdim censin e popullsisë, jo më të dimë ndërtimet pa leje. Numri total i regjistrit është 300 mijë për të legalizuar. 243 mije objekte te legalizuara, i duhen shtuar rreth 75 mije objekte qe nuk mund te legalizohen. 49 mije me probleme por qe janë të legalizueshme”, tha Lame.

Por cila është kategoria ndërtimeve që do të konfiskohen. “Konfiskimi i kullave dhe kateve pa leje do te konfiskohen ose do të gjobiten”, u shpreh Lame.

Kritika për kreun e kadastrës ka pasur dhe nga deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko për qarkun e Kukësit pasi në raportin e dorëzuar nuk ka pasqyrim të saktë. “Pra unë jam i interesuar për Kukësin, dhe atje problemi bazë nuk është shtëpitë pa leje, por njohja e pronësisë së tokës. Ju akoma nuk i keni bërë letrat e regjistrimit, dhe nuk është regjistruar edhe pronësia komunitare, dhe ky është një problem”, tha Majko.

  Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat