Parlamenti i BE: Nga viti 2035 do të licencohen vetëm automjete elektrike!

Parlamenti i BE-së komunikoi miratimin përfundimtar: Nga viti 2035 do të licencohen vetëm automjete pa emisione gazrash. Ka nisur me këtë një "revolucion" drejt automjeteve elektrike për klimën.
E ardhmja për Bashkimin Europian është e qartë: Karikim i automjetit në shtyllat me elektricitet, benzina dhe nafta dalin jashtë loje.
Askush nuk kishte më dyshime në Parlamentin Europian ndaj qëllimit të ligjit për të lejuar në qarkullim nga viti 2035 vetëm automjete të reja, që nuk dëmtojnë klimën. Rruga drejt neutralitetit ndaj klimës në qarkullimin rrugor mbetet megjithatë e diskutueshme. Edhe për pasojat, që do të ketë ky ligj ndaj industrisë europiane të automobilave, mendimet janë të ndryshme.
Shumica e deputetëve – socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët – u shprehën për heqjen faktikisht nga qarkullimi të motorëve me djegie. Automjetet elektrike me bateri ose me hidrogjen si burim energjie duhet të dominojnë tregun nga viti 2035, tha deputeti liberal Jan Huitema, i cili është raportuesi për ligjin. Objektivat e qarta bëjnë, që industria e automobilave ndërkohë të ristrukturohet dhe të përgatitet për kushtet e reja, tha Huitema. Klima do të mbrohet dhe varësia nga furnitorët e lëndëve fosile duhet të minimizohet.
Për përdoruesit e automjeteve kalimi tek makinat me elektrik ka avantazhe të tjera. Shumë deputetë konservatorë, ndër ta nga Gjermania me industrinë e saj të madhe të automjeteve, e kritikuan ligjin, duke argumentuar se në fakt ky ligj i ndalon makinat me motor me lëndë djegëse. Alternativë ndaj automjeteve elektrike, si p.sh. ato me lëndë djegëse sintetike që është po ashtu e përshtatshme për mjedisin, do të bëhen të pamundura në të ardhmen.
Politikanët nuk duhet t'u diktojnë inxhinierëve se si t'i konstruktojnë më mirë automjetet dhe të ulin në zero emisionet, argumentojnë ekspertët. Ligji mund të bëjë, që pas vitit 2035 në qarkullim të ketë vetëm automjete të vjetra të licencuara prej kohësh që punojnë me lëndë djegëse. Automjetet e reja të këtij lloji nuk do të jenë më në dispozicion mjaftueshëm, ose do të kushtojnë shtrenjtë. Ekspertët e quajnë këtë "Efekti Havana". Në Kubë qarkullojnë kryesisht automjete oldtimer, sepse SHBA e ka ndaluar eksportin e automjeteve në Kubën komuniste. Ndaj ndoshta edhe motorët me djegie të brendshme me lëndë sintetike, që prodhohen me efekt neutral ndaj klimës, të kenë një shans.
Komisari për Mbrojtjen e Klimës, Franz Timmermans, tha në Parlamentin Europian në Strasburg, se rikonstruktimi i industrisë së automobilave drejt sistemit të elektromobilitetit ndërkohë ka nisur në mbarë botën. Industria europiane e automobilave ka bërë përpjekje të mëdha gjatë viteve të fundit drejt prodhimit të automjeteve elektrike. Rruga është e qartë. Deputetët kritikë ndaj ligjit mendojnë, se rikonstruktimi i industrisë do të çojë në humbjen e vendeve të punës. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Vijon ashensori I tregut valutor – Forcohet Dollari ndërsa humbasin pikë Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje sot duke vijuar paqëndrueshmërinë e tij edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me monedhën vendase me 107.7......

Informaliteti “nuk ndjen” nga aksionet - Dilaveri: Të ndryshojë qasja, rikthim i taksimit të sheshtë mbi pagat
Aksionet e deritanishme ndaj informalitetit në vend dhe kryesisht sa i takon nëndeklarimit të pagave, konsiderohen jo serioze. Në një intervistë për SCAN TV,......

Pse Bitcoin është kriptomonedha e preferuar e miliarderëve?!
Ray Dalio, bashkëmenaxheri miliarder i fondit më të madh mbrojtës në botë, i njeh mië tendencat mikroekonomike dhe përvoja e tij e gjatë në ndjekjen e......

Energjia eolike dhe diellore tashmë mjafton për të fuqizuar çdo shtëpi kineze!
Turbinat me erë dhe panelet diellore tani po prodhojnë pothuajse mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar çdo shtëpi në Kinë. Prodhimi i erës dhe......

Testi i përzierjes së gazit dhe hidrogjenit për ngrohjen e shtëpive gjermane po i afrohet objektivit!
Një projekt gjerman që synon nxitjen e energjisë së pastër për ngrohjen e shtëpive pret të arrijë një moment historik prej 30% të energjisë "të gjelbër" të......

A po mbyllet procesi i legalizimeve? - Agjencia e Kadastrës nuk ka dijeni se sa ndërtime pa leje janë në Shqipëri
Procesi i legalizimeve është drejt mbylljes ka pohuar kreu i Kadastrës Artan Lame në komisionin e Ligjeve. Sipas tij: “Ecuria e legalizimeve në vite. Nga 2006......

Punonjësit e sigurimit privat rritje 50% të pagës minimale - Dhjetëra problematika për këtë sektor. Propozohet projektligji, paga dhe orare të përcaktuara
Bizneset që ofrojnë shërbimin e sigurimit privat duhet të rrisin pagat për punonjësit. Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme rritjen e......

Kontroll në mbi 62 mijë biznese për nëndeklarim pagash - Në “listën e zezë” përfshihen subjektet deri në 5 punonjës
Lufta ndaj informalitetit do të jetë në fokus të administratës tatimore edhe përgjatë vitit 2023. Evazioni sa i takon nëndeklarimit të pagave i vendos bizneset......