Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, në pritje të të dhënave ekonomike për eurozonën

Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa në sesionin e kaluar prekën nivelin më të lartë në një vit. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Humbjet më të mëdha i realizon sektori minerar, në rënie me rreth 1.2% të vlerës. Të dhënat e publikuara në Mbretërinë e Bashkuar treguan se, inflacioni ra për të tretin muaj me radhë, gjatë janarit, duke prekur nivelin e 10.1%. Analistët parashikonin një rënie në 10.3%. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike u mbyllën në rënie, gjatë sesionit të sotëm. Investitorët po presin edhe disa të dhëna të rëndësishme për Eurozonën, që do të publikohen gjatë kësaj jave.
Në tregjet e tjera, analistët parashikojnë se deri në fund të këtij viti, ari do të ngjitet sërish pranë 2000 dollarëve për onz, për shkak të pritshmërive për dobësimin e dollarit amerikan. Rritja më e madhe e metalit të verdhë pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit, kur Rezerva Federale të fillojë uljen e normave të interesit.
SCAN
Sondazh

Parlamenti i BE: Nga viti 2035 do të licencohen vetëm automjete elektrike!
Parlamenti i BE-së komunikoi miratimin përfundimtar: Nga viti 2035 do të licencohen vetëm automjete pa emisione gazrash. Ka nisur me këtë një "revolucion"......

Vijon ashensori I tregut valutor – Forcohet Dollari ndërsa humbasin pikë Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje sot duke vijuar paqëndrueshmërinë e tij edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me monedhën vendase me 107.7......

Informaliteti “nuk ndjen” nga aksionet - Dilaveri: Të ndryshojë qasja, rikthim i taksimit të sheshtë mbi pagat
Aksionet e deritanishme ndaj informalitetit në vend dhe kryesisht sa i takon nëndeklarimit të pagave, konsiderohen jo serioze. Në një intervistë për SCAN TV,......

Pse Bitcoin është kriptomonedha e preferuar e miliarderëve?!
Ray Dalio, bashkëmenaxheri miliarder i fondit më të madh mbrojtës në botë, i njeh mië tendencat mikroekonomike dhe përvoja e tij e gjatë në ndjekjen e......

Energjia eolike dhe diellore tashmë mjafton për të fuqizuar çdo shtëpi kineze!
Turbinat me erë dhe panelet diellore tani po prodhojnë pothuajse mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar çdo shtëpi në Kinë. Prodhimi i erës dhe......

Testi i përzierjes së gazit dhe hidrogjenit për ngrohjen e shtëpive gjermane po i afrohet objektivit!
Një projekt gjerman që synon nxitjen e energjisë së pastër për ngrohjen e shtëpive pret të arrijë një moment historik prej 30% të energjisë "të gjelbër" të......

A po mbyllet procesi i legalizimeve? - Agjencia e Kadastrës nuk ka dijeni se sa ndërtime pa leje janë në Shqipëri
Procesi i legalizimeve është drejt mbylljes ka pohuar kreu i Kadastrës Artan Lame në komisionin e Ligjeve. Sipas tij: “Ecuria e legalizimeve në vite. Nga 2006......

Punonjësit e sigurimit privat rritje 50% të pagës minimale - Dhjetëra problematika për këtë sektor. Propozohet projektligji, paga dhe orare të përcaktuara
Bizneset që ofrojnë shërbimin e sigurimit privat duhet të rrisin pagat për punonjësit. Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme rritjen e......