Bota Postuar më 15 Shkurt 2023, 10:10

Nafta zbret pranë 84 USD - Ndikohet nga rritja e rezervave në SHBA me 10.5 milion fuçi

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 84 USD - Ndikohet nga rritja e rezervave në SHBA me

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak se rezervat në SHBA rezultuan më lart se parashikimet e tregjeve. Edhe pritshmëritë për norma më të larta interesi për një kohë të gjatë, kanë ushtuar presion mbi çmimet, pasi përkthehet në një recesion të mundshëm dhe një kërkesë më të ulët për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.

Referuar të dhënave në SHBA nga Instituti Amerikan i Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën me 10.5 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 10 shkurt. Analistët parashikonin një rritje me 1.2 milionë fuçi. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Rezervës Federale në SHBA deklaroi se banka qendrore duhet të vijojë me rritjen graduale të normave të interesit për të luftuar inflacionin e lartë.

Gjithashtu, në rënien e çmimeve ka ndikuar edhe vendimi i administratës së presidentit Joe Biden, për të hedhur në treg rreth 26 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike. Në anën tjetër, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, (OPEC) rriti parashikimin për për kërkesën globale, gjatë këtij viti. OPEC parashikon se kërkesa do të rriten me 2.32 milionë fuçi në ditë, ose me 2.3%, gjatë këtij viti, falë përmirësimit të kërkesës në Kinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat