Paralajmërimi i 11 vendeve anëtare të BE - “Duhet kujdes në lehtësimin e rregullave për ndihmat shtetërore”

11 vende anëtare të Bashkimit Europian apeluan për shumë kujdes për sa i përket lehtësimit të rregullave për ndihmat shtetërore të bllokut prej 27 anëtarësh në mbështetje të industrisë së gjelbër në Europë. Sipas tyre ekziston rreziku i konkurrencës së brendshme brenda bllokut.
Dokumenti i cili daton në 10 shkurt, iu dërgua komisionit europian ekzekutiv të bllokut dhe u nënshkrua nga Danimarka, Finlanda, Irlanda, Polonia, Suedia, Holanda, Hungaria, Letonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Belgjika.
Komisioni propozoi lehtësimin e kufizimeve të BE-së për ndihmën shtetërore për investime në energjinë e rinovueshme ose industrinë e dekarbonizimit, pjesërisht në përgjigje të Aktit të SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit. Megjithatë, nënshkruesit janë të shqetësuar për përfitimin e atyre me ‘xhepat më të thellë’ në bllokun 27-vendesh.
Sipas fragmenteve të dokumentit në fjalë të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, ndihma shtetërore për prodhimin në shkallë të gjerë dhe aktivitetet tregtare mund të ketë efekte të rëndësishme negative, duke përfshirë fragmentimin e tregut të brendshëm, garat e dëmshme të subvencioneve dhe dobësimin e zhvillimit rajonal. Këto disavantazhe mund të tejkalojnë efektet pozitive.
Komisioni europian konfirmoi marrjen e letrës dhe u shpreh se synonte të miratonte rregulla të reja në javët e ardhshme "duke marrë parasysh reagimet e marra".
11 vende i kërkuan Komisionit të shqyrtojë nëse politikat e tjera mund të arrijnë më mirë qëllimin e promovimit të investimeve të gjelbra, si dhe të analizojë tërësisht rreziqet përpara se të bëjë ndonjë "ndryshim themelor". Sipas tyre rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore duhet të hartohen duke marrë parasysh vlerën e shtuar në nivel të BE-së në tërësi. Këto rregulla për ndihmën shtetërore duhet të mbrojnë një fushë të barabartë loje në tregun e brendshëm të BE-së, shkruhej më tej.
Shefja e konkurrencës e BE-së, Margrethe Vestager, u shpreh këtë muaj se Franca dhe Gjermania - dy ekonomitë më të mëdha të bllokut - përbëjnë rreth 80% të ndihmës shtetërore të miratuar që kur komisioni njoftoi për herë të parë planet për të ndihmuar ekonomitë të përballojnë pandeminë COVID-19. Liderët e 27 vendeve të BE-së diskutuan këtë çështje në Bruksel javën e kaluar, duke shpresuar që të jenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre mbi subvencionet përpara samitit të tyre të ardhshëm më 23-24 mars.
Dorina Kurtaj / SCAN

“Amerikanët rrezikojnë vendet e punës” - Yellen: Qeveria nuk duhet të dështojë në pagesën e borxhit
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen paralajmëroi drejtuesit e qarqeve se banorët e tyre mund të humbasin vendet e punës dhe pagesat e përfitimeve......

Nafta zbret pranë 84 USD - Ndikohet nga rritja e rezervave në SHBA me 10.5 milion fuçi
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak se rezervat në SHBA rezultuan më lart se parashikimet e......

Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Rritet me 6.4% me bazë vjetore, sugjeron norma të larta interesi
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet në sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi inflacionin në SHBA sugjerojnë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, në pritje të të dhënave ekonomike për eurozonën
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa në sesionin e kaluar prekën nivelin më të lartë në një vit. Indeksi pan-Europian STOXX 600......

Parlamenti i BE: Nga viti 2035 do të licencohen vetëm automjete elektrike!
Parlamenti i BE-së komunikoi miratimin përfundimtar: Nga viti 2035 do të licencohen vetëm automjete pa emisione gazrash. Ka nisur me këtë një "revolucion"......

Vijon ashensori I tregut valutor – Forcohet Dollari ndërsa humbasin pikë Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje sot duke vijuar paqëndrueshmërinë e tij edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me monedhën vendase me 107.7......

Informaliteti “nuk ndjen” nga aksionet - Dilaveri: Të ndryshojë qasja, rikthim i taksimit të sheshtë mbi pagat
Aksionet e deritanishme ndaj informalitetit në vend dhe kryesisht sa i takon nëndeklarimit të pagave, konsiderohen jo serioze. Në një intervistë për SCAN TV,......

Pse Bitcoin është kriptomonedha e preferuar e miliarderëve?!
Ray Dalio, bashkëmenaxheri miliarder i fondit më të madh mbrojtës në botë, i njeh mië tendencat mikroekonomike dhe përvoja e tij e gjatë në ndjekjen e......