Aeroportet gjermane, në grevë - Të premten priten pezullime masive fluturimesh

Grevat e planifikuara në shtatë aeroporte gjermane për të premten do të shkaktojnë ndërprerje masive të trafikut ajror. Sindikata gjermane Verdi u bëri thirrje punëtorëve në shtatë nga aeroportet e vendit që të hyjnë në një grevë 24-orëshe, duke thënë se përpjekjet e negociatave kolektive kanë bërë shumë pak përparim.
Të premten, e 17 shkurtit, do të ketë për rrjedhojë ndërprerje masive në trafikun ajror, konfirmoi Fraport FRAG.DE, operatori i aeroportit të Frankfurtit, i cili numëronte më shumë se 48 milionë pasagjerë në 2022-shin. Të gjitha funksionet që mundësojnë operacionet e plota të fluturimit në aeroporte do të pezullohen, ndaj udhëtarëve iu është kërkuar që të shmangin aeroportin këtë ditë.
Krahas Frankfurtit, aeroportet e prekura përfshijnë Mynihun, Shtutgartin, Hamburgun, Dortmundin, Hanoverin dhe Bremenin, sipas deklaratës për media të sindikatës Verdi. Greva pritet të ndikojë veçanërisht në udhëtimet e brendshme, sipas sindikatës, e cila tha se kishte paralajmëruar paraprakisht për grevën në mënyrë që pasagjerët të mund të gjenin mënyra alternative transporti.
Largimi përkon gjithashtu me fillimin e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih, e cila sjell qindra delegatë në kryeqytetin bavarez, duke përfshirë disa liderë globalë.
Sindikata është aktualisht në negociata për tre grupe punëtorësh: personelin e shërbimit tokësor, zyrtarët e sektorit publik dhe punonjësit e sigurisë së aviacionit. Ajo thekson se ka ende një mungesë ‘katastrofike’ të punëtorëve në shërbimet tokësore. Një fenomen që u vu re qartë verën e kaluar, përfundoi sindikata deklaratën e saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

OPEC rrit pritshmëritë për kërkesën e naftës - Rihapja e Kinës, një nga arsyet kryesore gjatë vitit 2023
OPEC ka rritur pritshmëritë për sa i përket kërkesës globale për naftë për vitin 20223 në atë që konsiderohet si rishikimi i parë në rritje prej muajsh. Kjo......

Grevat në Britani, rekord për ditët e humbura të punës - Vendi po vuan pasojat më të këqija në ekonomi që nga viti 1989
Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të madh të ditëve të punës të humbura për shkak të grevave në vitin 2022 në më shumë se 30 vjet, sipas të dhënave......

Rumania drejt koncesionit për projektin më të madh të energjisë diellore në Europë - Investimi vlerësohet në mbi 1.2 miliardë euro
Përveç ringjalljes së projekteve të shumta hidroenergjetike të fjetura në Rumani, Hidroelectrica po punon për diversifikimin e burimeve të saj të energjisë......

Askush më i pasur se “Genesis” në 2022 - Grupi i Phil Collins ka fituar 530 milionë dollarë
Janë Genesis më të pasurit e botës së spektaklit për vitin 2022. Grupi muzikor i Phil Collins, falë dhe turneut të lamtumirës, fitimeve nga transmetimet e......

Paralajmërimi i 11 vendeve anëtare të BE - “Duhet kujdes në lehtësimin e rregullave për ndihmat shtetërore”
11 vende anëtare të Bashkimit Europian apeluan për shumë kujdes për sa i përket lehtësimit të rregullave për ndihmat shtetërore të bllokut prej 27 anëtarësh në......

“Amerikanët rrezikojnë vendet e punës” - Yellen: Qeveria nuk duhet të dështojë në pagesën e borxhit
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen paralajmëroi drejtuesit e qarqeve se banorët e tyre mund të humbasin vendet e punës dhe pagesat e përfitimeve......

Nafta zbret pranë 84 USD - Ndikohet nga rritja e rezervave në SHBA me 10.5 milion fuçi
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak se rezervat në SHBA rezultuan më lart se parashikimet e......

Inflacioni në SHBA mbështet dollarin - Rritet me 6.4% me bazë vjetore, sugjeron norma të larta interesi
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet në sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi inflacionin në SHBA sugjerojnë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për......