Energjia, KLSH: Kaskada e Drinit u keqmenaxhua - Auditimi/ Në 1 vit e gjysmë u shpenzuan rreth 660 mln euro për importet

Rënia e nivelit të liqeint të Fierzës në tetor të vitit 2021 erdhi si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar”. Ky është një prej konkluzioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kryer një auditmit të performancës së shoqërive publike të energjisë, përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Ky përfundim përforcon shqetësimet e ekspeërtëve për keqmenaxhimin e Kaskadës së Drinit, në një vit kur çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, duke u pasuar me shpenzime tejet të larta për import energjie. “Në kushtet e mungesës së prurjeve KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HEC-eve në periudhën Qershor - Gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me FSHU”, - thuhet ndër të tjera në konkluzionet e KLSH.
Po ashtu, përveç operacioneve të tjera, si ato të shitjeve nga prurjet e larta, optimizimit, etj., në periudhën Qershor-Tetor 2021 KESH i ka dhënë 149,442 MËh energji elektrike shoqërisë tregtare N.E. në formën e shkëmbimit, periudhë kjo që korrespondon me rënien e nivelit të liqenit të Fierzës. Këto të dhëna, sipas KLSH tregojnë se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha, ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve siç ka qënë rasti gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021.
Sipas KLSH, shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659,982,839 euro.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Censi i popullsisë dhe banesave nis më 18 shtator - Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli: Procesi kushton 16 milion euro, 8 mijë të punësuar
Regjistrimi i popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator 2023. Këtë e bën të ditur drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli e ftuar në emisionin Scan Update duke......

Pasi pushoi nga puna rreth 4 mijë punonjës Ford investon 3.5 miliardë dollarë në fabrikën e parë të baterive LFP!
Ford po ndërmerr një rrugë të dytë në kiminë e baterive për automjetet elektrike. Do të jetë prodhuesi i parë i makinave që do të prodhojë bateri......

Bizneset rritën pagat 12.3% në 2022, por sa u rrit paga reale? - Hendeku shumë i madh, çmimet e larta ulën ndjeshëm fuqinë blerëse të familjeve
Vecanërisht në sektorin privat, pagat u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2022, madje me ritme dyshifore, por sa është rritur paga reale, apo aftësia paguese e......

Bonot e thesarit vijojnë rënien, 4.44% këtë javë - Ndalet mbireagimi ndaj rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë
Letrat me vlerë të Qeverisë kanë vijuar edhe gjatë shkurtit tendencën rënëse të shfaqur që prej fundit të vitit të shkuar. Në ankandin e kësaj jave, ato u u......

Cili është plani 20 milionë eurosh i Italisë për të rigjallëruar sektorin e turizmit?!
Italia po vë bast edhe për ‘turizmin e rrënjëve’ për të rigjallëruar sektorin, me një plan 20 milionë euro për përfitimin mbi të gjitha të qyteteve të vogla......

Von der Leyen njofton sanksione të reja në Moskë prej 11 miliardë dollarë!
BE shpall sanksione të reja ndaj Moskës: "Ne do të propozojmë një paketë të dhjetë masash me ndalime të reja tregtare dhe kontrolle për eksportet e......

Pse një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë ka shtypur frenat e investimit në Kinë?!
Pavarësisht nga perspektivat ndriçuese të sjella nga rihapja e ekonomisë së Kinës nga politikat zero-COVID, një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në......

Miliarderi George Soros konfirmon një bast të madh për Tesla dhe Elon Musk!
Financieri legjendar vazhdoi të blinte aksione të Tesla-s në tremujorin e katërt, pavarësisht prishjes së tregut të aksioneve të prodhuesit të automjeteve......