Censi i popullsisë dhe banesave nis më 18 shtator - Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli: Procesi kushton 16 milion euro, 8 mijë të punësuar

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator 2023. Këtë e bën të ditur drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli e ftuar në emisionin Scan Update duke shtuar se të dhënat e para të censit do të publikohen brenda qershorit 2024.
"Censi i Popullsisë dhe banesave do të kryhet sikurse edhe ju e theksuat në muajin Shtator, data e parë e fillimit të Censit do të jetë 18 Shtator. Do të ketë një kohëzgjatje prej 6 javësh në terren, që do të thotë përfundon në fund të muajit Tetor. Për një periudhë afro 6-7 muaj ne do të kemi rezultatet e para të këtij procesi. Që do të thotë, rezultatet e para do të jepen në fund të muajit Qershor të vitit në vazhdim", u shpreh Elsa Dhuli, Drejtoresha e INSTAT.
Për censin do të angazhohen 8 mijë persona të trajnuar. Ata do të shkojnë derë më derë të pajisur më tablet. Të dhënat e mbledhura gjatë anketimit do të kalojnë automatikisht në serverin e INSTAT. Kostoja e teknologjisë do të shkojë rreth 300 milionë lekë, ndërkohë i gjithë procesi do të kushtojë 16 milionë euro.
"Do të angazhohen rreth 8 mijë persona, të cilët janë intervistues, që do të trokasin derë më derë, pranë të gjitha ndërtesave dhe banesave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Është një kontingjent i kontrollorëve, të cilët do të monitorojnë cilësinë e punës së anketuesve në terren, sikurse mbikëqyrësit të cilët përsëri do të monitorojnë pjesën e punës së kontrollorëve. Ajo që është e veçantë për Censin tonë në këtë vit, pra në vitin 2023, i cili do të kushtojë afro 16 milion euro është sepse do të blihen pajisje teknologjike, tabletë, që do të shërbejnë për procesin e grumbullimit të Censit", tha Dhuli.
Të gjitha pyetjet janë të detyrueshme. Vetëm 3 prej tyre identifikimi etnik, feja dhe gjuha janë opsionale. Në rast refuzimi për pjesën tjetër, do të vendosen gjoba.
"Në pyetësorin e censit të vitit 2023 janë përsëri 3 pyetje, të cilat ne i konsiderojmë pyetje opsionale për faktin që ato pyetje përmbajnë opsionin e të drejtës për të mos u përgjigjur nga intervistuesi. Pyetjet lidhen me identifikimin etnik, me fenë dhe me gjuhën" u shpreh Dhuli.
Ky census i cili vjen 12 vjet pas atij të vitit 2011. Procesi është vonuar me 3 vjet për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve.
Blerta Lata / SCAN
Sondazh

Pasi pushoi nga puna rreth 4 mijë punonjës Ford investon 3.5 miliardë dollarë në fabrikën e parë të baterive LFP!
Ford po ndërmerr një rrugë të dytë në kiminë e baterive për automjetet elektrike. Do të jetë prodhuesi i parë i makinave që do të prodhojë bateri......

Bizneset rritën pagat 12.3% në 2022, por sa u rrit paga reale? - Hendeku shumë i madh, çmimet e larta ulën ndjeshëm fuqinë blerëse të familjeve
Vecanërisht në sektorin privat, pagat u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2022, madje me ritme dyshifore, por sa është rritur paga reale, apo aftësia paguese e......

Bonot e thesarit vijojnë rënien, 4.44% këtë javë - Ndalet mbireagimi ndaj rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë
Letrat me vlerë të Qeverisë kanë vijuar edhe gjatë shkurtit tendencën rënëse të shfaqur që prej fundit të vitit të shkuar. Në ankandin e kësaj jave, ato u u......

Cili është plani 20 milionë eurosh i Italisë për të rigjallëruar sektorin e turizmit?!
Italia po vë bast edhe për ‘turizmin e rrënjëve’ për të rigjallëruar sektorin, me një plan 20 milionë euro për përfitimin mbi të gjitha të qyteteve të vogla......

Von der Leyen njofton sanksione të reja në Moskë prej 11 miliardë dollarë!
BE shpall sanksione të reja ndaj Moskës: "Ne do të propozojmë një paketë të dhjetë masash me ndalime të reja tregtare dhe kontrolle për eksportet e......

Pse një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë ka shtypur frenat e investimit në Kinë?!
Pavarësisht nga perspektivat ndriçuese të sjella nga rihapja e ekonomisë së Kinës nga politikat zero-COVID, një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në......

Miliarderi George Soros konfirmon një bast të madh për Tesla dhe Elon Musk!
Financieri legjendar vazhdoi të blinte aksione të Tesla-s në tremujorin e katërt, pavarësisht prishjes së tregut të aksioneve të prodhuesit të automjeteve......

Tregu i pronave është aq keq sa që disa banka kineze po i lënë njerëzit të kenë hipoteka deri në moshën 80 vjeç!
Kina po përpiqet të ringjallë tregun e saj të dëmtuar të pasurive të paluajtshme dhe tani po shikon zgjidhje më "kreative". Për të tërhequr më shumë kërkues......