Bonot e thesarit vijojnë rënien, 4.44% këtë javë - Ndalet mbireagimi ndaj rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë

Letrat me vlerë të Qeverisë kanë vijuar edhe gjatë shkurtit tendencën rënëse të shfaqur që prej fundit të vitit të shkuar. Në ankandin e kësaj jave, ato u u shitën me normën mesatare 4.44%, shumë larg vlerës prej thuajse 6% që prekun gjatë nëntorit të vitit të shkuar. Ato arritën pikën më të lartë në nëntor të vitit të shkuar duke shkuar në 5.8%, por duke shënuar rënie të njëpasnjëshme që prej atij momenti. Ato qëndruan mbi vlerën 5% gjatë dhjetorit, për të rënë nën këtë kuotë me fillimin e këtij viti.
Duket se këtë vit, ky treg ka ndalur mbireagimin ndaj rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e bankës së Shqipërisë, duke reflektuar kështu zbutjen e faktorëve që sollën atë rritje aq të fortë gjatë fundit të vitit të shkuar. Faktorë që kryesisht kishin të bënin me pasiguritë e aktorëve të këtij tregu lidhur me ecurinë e inflacionit si dhe pritshmërive të larta për rritje të mëtejshme të normës bazë të interesave nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkaq, ulja e inflacionit në muajt nëntor e dhjetor, dhe rikthimi i kërkesës së lartë për to, u materializuan me ulje të yield-it të bonos 12-mujore. Diferenca e yield-eve 1 vjeccare ndaj normës bazë po i afrohet mesatares historike, ndonëse distanca ndërmjet vlerave maksimale dhe minimale të primeve të kërkuara në ankande evidenton akoma shenja pasigurie.
Gjithësesi, rënia e pritshmërive për rritje të inflacionit, si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet me të cilat ekonomia shqiptare ndërvepron më shumë, pritet të mbajnë të ulëta presionet rritëse të bonove të thesarit në vijim.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Cili është plani 20 milionë eurosh i Italisë për të rigjallëruar sektorin e turizmit?!
Italia po vë bast edhe për ‘turizmin e rrënjëve’ për të rigjallëruar sektorin, me një plan 20 milionë euro për përfitimin mbi të gjitha të qyteteve të vogla......

Von der Leyen njofton sanksione të reja në Moskë prej 11 miliardë dollarë!
BE shpall sanksione të reja ndaj Moskës: "Ne do të propozojmë një paketë të dhjetë masash me ndalime të reja tregtare dhe kontrolle për eksportet e......

Pse një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë ka shtypur frenat e investimit në Kinë?!
Pavarësisht nga perspektivat ndriçuese të sjella nga rihapja e ekonomisë së Kinës nga politikat zero-COVID, një nga fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në......

Miliarderi George Soros konfirmon një bast të madh për Tesla dhe Elon Musk!
Financieri legjendar vazhdoi të blinte aksione të Tesla-s në tremujorin e katërt, pavarësisht prishjes së tregut të aksioneve të prodhuesit të automjeteve......

Tregu i pronave është aq keq sa që disa banka kineze po i lënë njerëzit të kenë hipoteka deri në moshën 80 vjeç!
Kina po përpiqet të ringjallë tregun e saj të dëmtuar të pasurive të paluajtshme dhe tani po shikon zgjidhje më "kreative". Për të tërhequr më shumë kërkues......

Aeroportet gjermane, në grevë - Të premten priten pezullime masive fluturimesh
Grevat e planifikuara në shtatë aeroporte gjermane për të premten do të shkaktojnë ndërprerje masive të trafikut ajror. Sindikata gjermane Verdi u bëri thirrje......

OPEC rrit pritshmëritë për kërkesën e naftës - Rihapja e Kinës, një nga arsyet kryesore gjatë vitit 2023
OPEC ka rritur pritshmëritë për sa i përket kërkesës globale për naftë për vitin 20223 në atë që konsiderohet si rishikimi i parë në rritje prej muajsh. Kjo......

Grevat në Britani, rekord për ditët e humbura të punës - Vendi po vuan pasojat më të këqija në ekonomi që nga viti 1989
Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të madh të ditëve të punës të humbura për shkak të grevave në vitin 2022 në më shumë se 30 vjet, sipas të dhënave......