Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2023, 12:17

Bizneset rritën pagat 12.3% në 2022, por sa u rrit paga reale? - Hendeku shumë i madh, çmimet e larta ulën ndjeshëm fuqinë blerëse të familjeve

Nga SCAN TV
Bizneset rritën pagat 12.3% në 2022, por sa u rrit paga reale? -

Vecanërisht në sektorin privat, pagat u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2022, madje me ritme dyshifore, por sa është rritur paga reale, apo aftësia paguese e shqiptarëve. Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, pagat për sektorin privat kanë shënuar prirje rritëse prej fundit të vitit 2020 dhe në tremujorin e parë 2022 u rritën me 10.5%. tendenca vijoi e njejtë edhe në tremujorin e dytë, po me 10.2%. edhe më e fortë ishte rritja në dy tremujorët e fundit të vitit. Paga mesatare në sektorin privat ka vazhduar të zgjerohet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022. Rritja vjetore arriti nivelin 12.3%, nga 11.9% një tremujor më parë.

Ndër kontributet sektoriale, spikatën në mënyrë të veçantë degët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Industrisë”, “Administratës publike” dhe “Informacionit dhe komunikacionit”.

Por nivelet shumë të larta të inflacionit, jo vetëm kanë bërë që paga reale të mos ndjekë dot të njëjtën trajektore, por edhe të bjerë ndjeshëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022. Po sipas të dhënave zyrtare të Shqipërisë, ritmi i rritjes së pagës reale u ngadalësua në 4.2% në tremujorin e tretë,. Rënia është e dukshme krahasuar me vitin 2021, kur, rritja e pagës reale kishte shënuar ritme të larta në nivelet rreth 6%.

Ndërkaq, edhe orma e papunësisë vijoi të bjerë në minimume të reja historike gjatë vitit të shkuar. Papunësia ka rënë në nivelin 10.6%, norma më e ulët e regjistruar. Në terma vjetorë, norma e papunësisë u reduktua me 0.7 pikë përqindje.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat