Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2023, 19:24

Flet nga Tel Aviv eksperti i menaxhimit të krizave: “Pasojat e luftës Izrael – Palestinë në ekonominë globale dhe largimi i fokusit nga Kosova”

Nga SCAN TV
Flet nga Tel Aviv eksperti i menaxhimit të krizave: “Pasojat e

Eksperti izraelit i menaxhimit të krizave, Pr.Dr Yehuda Hamovitz ishte në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Tel Aviv me emisionin Scan Live, ku foli për luftën e re Izrael – Palestinë.

Pr.Dr. Hamovitz përcolli situatën aktuale në Izrael duke folur mbi bilancin e viktimave të derimëtanishme, qëndrimin e aktorëve ndërkombëtarë, si dhe efektin e luftës në ekonominë globale.

“Po të shikoni çfarë i ndodhi ekonomisë në botë pas luftës në Ukrainë, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në këtë rast; i njëjti efekt në ekonomi. Edhe me Europën, pasi Izraeli ka shkëmbime tregtare edhe me vendet aty” u shpreh profesori i universitetit Haifa në Izrael.

I pyetur lidhur me impaktin e “Izrael - Palestinë” në konfliktin e hapur në veri të Kosovës, Pr.Dr Hamovitz tha se është në kontakt me qeverinë dhe ambasadën e Kosovës.

“Normalisht do të ketë efekte sepse fillimisht në filozofinë e luftës po përdoret elementi surprizë, siç ndodhi në Izrael, njësoj edhe në veri të Kosovës. Por, vëmendja e medias nuk do të jetë në veri të Kosovës, ndaj kjo është koha perfekte për akte terroriste. Qeveria e Kosovës dhe aleatët duhet të kuptojnë se është e nevojshme të sigurohen dhe të përgatiten për të mbështetur rajonin. Nëse jo, kjo situatë do të vazhdojnë” theksoi eksperti izraelit i menaxhimit të krizave.

NDIQ KËTU:

https://youtu.be/qRejRSqUTX4?si=QDBzLNi_YY2lyyz9

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat