Bota Postuar më 10 Tetor 2023, 15:26

Ari ngjitet drejt 1870 USD për onz - Rritet kërkesa e investitorëve për asete të sigurta

Nga SCAN TV
Ari ngjitet drejt 1870 USD për onz - Rritet kërkesa e

Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive të tregjeve në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, mes Hamasit dhe Izraelit. Metali i çmuar është ngjitur drejt 1870 dollarëve për onz, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me mbi 1%, pasi përplasjet e armatosura mes Hamasit dhe Izraelit kanë rritur kërkesën për asete të sigurta.

Konflikti po provokon më shumë paqëndrueshmëri për investitorët, duke shtuar pasigurinë përpara sezonit të fitimeve të korporatave dhe të dhënat vendimtare të inflacionit në SHBA këtë javë.

Megjithatë, në terma afatgjatë, normat e interesit në SHBA do të jenë shtytësi kryesor për metalin e çmuar. Ari shihet si një investim i sigurt gjatë periudhave të pasigurive ekonomike, por duke qenë se nuk jep interesa, ai tenton të humbasë tërheqjen kur normat e interesit rriten.

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare amerikane ranë nga niveli më i lartë që nga viti 2007, ndërsa indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare ka rënë në sesionin e fundit, pasi zyrtarët e rezervës Federale sinjalizuan se rritja e yield-eve të obligacioneve afatgjata mund të detyrojë bankën qendrore të mos rrisë normat e interesit. Investitorët po presin edhe procesverbalin e takimit të shtatorit të Rezervës Federale, i cili do të publikohet të mërkurën.

Lidion Kulla / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat