Dyfishohet taksa për tokat bujqësore - Sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh, parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë?
SCAN TV ka siguruar shembujt të një barre tipike tatimore të ndërmarrë nga Ministria e Financave, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori në bashki të ndryshme.
Konkretisht, në Bashkinë Tiranë, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli aktual i taksës është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 1000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 10 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, dhe taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 10 mijë lekë.
Nëse do marrim si shembull Bashkinë Lushnje, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli i taksës aktuale është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 700 lekë/m2, vlera e taksueshme është 7 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 7 mijë lekë.
Pra e thënë ndryshe, edhe në këtë rast, përqindja e aplikuar për tokën bujqësore do të jetë e njëjtë për çdo bashki, në bazë të vlerës së tokës, dhe në ato njësi ku vlera është më e madhe, detyrimi për tu paguar nga qytetarët që disponojnë parcela bujqësore do të jetë më i lartë.
Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kreditë me probleme rriten lehtë në gusht - Banka e Shqipërisë: Arrijnë 5.3%, kryesisht nga huatë afatshkurtra të biznesit
Ndërsa ndiqet me shumë vëmendje nga aktorët e tregut financiar shqiptar për shkak të pritjeve që rritja e normave të interesit të ketë një efekt negativ në......

Blihen 10 mln euro energji për tetorin - KESH finalizon dy tenderë, çmimi mesatar shkon në 98 euro/mWh
Teksa situata hidrike favorizoi prodhimin vendas të energjisë në pjesën e parë të vitit, aktualisht Korporata Elektronergjetike Shqiptare ka nisur importin, me......

Rritet prodhimi i energjisë në vend - S’ka rënie të konsumit, KESH dominoi gjenerimin me gati 60% të totalit
Rreth 6.2 mln mWh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rritje të ndjeshme në......

Mete me kreun e tatimeve: Me rëndësi, rritja e performancës dhe komunikimi intensiv me biznesin!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të......

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% - “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”
Qeveria parashikon që deri në vitin 2025 pagat e nëpunësve civile të rriten nga 11 deri në 16%. Referuar dokumentit “Masat prioritare në kuadër të Reformës së......

FMN risheh me rritje ekonominë e Shqipërisë - Parashikimi/ 3.6% në 2023-shin, Mali i zi kryeson rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet më 3.6 për qind në vitin 2023. Në publikimin e fundit global, FMN ka rritur me......

FMN: Rritja e PBB-së globale është më e ulëta në dekada!
Ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet, por rritja e PBB-së do të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme, tha FMN në perspektivën e saj të fundit ekonomike.......

Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të......