Blihen 10 mln euro energji për tetorin - KESH finalizon dy tenderë, çmimi mesatar shkon në 98 euro/mWh

Teksa situata hidrike favorizoi prodhimin vendas të energjisë në pjesën e parë të vitit, aktualisht Korporata Elektronergjetike Shqiptare ka nisur importin, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. 2 procedura tenderuese u mbyllën për gjysmën e parë të muajit tetor, teksa vlera e shpenzuar arrin në rreth 10 mln euro.
Në total u blenë rreth 95 mijë mWh energji, me një çmim mesatar prej rreth 98 euro/mWh. Çmimi është ndjeshëm më i ulët se ai e vitit që shkoi për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar në uljen e shpenzimeve për sigurimin e energjisë.
Kjo situatë, e kombinuar me prodhimin e rritur në Kaskadë pasohet me efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.
Sipas përllogaritjeve të TV SCAN, shpenzimet e deritanishme për blerje energjie kanë arritur në rreth 44 mln euro, apo 10-fish më pak se vitin që shkoi, duke qenë se viti 2022 fatura arriti në rreth 504 mln euro, me TVSH.
Paralelisht, në gjysmën e parë të vitit, KESH shiti energji për shkak të mbiprodhimit në Kaskadë, duke arritur të arkëtojë rreth 41.5 mln euro.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritet prodhimi i energjisë në vend - S’ka rënie të konsumit, KESH dominoi gjenerimin me gati 60% të totalit
Rreth 6.2 mln mWh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rritje të ndjeshme në......

Mete me kreun e tatimeve: Me rëndësi, rritja e performancës dhe komunikimi intensiv me biznesin!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të......

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% - “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”
Qeveria parashikon që deri në vitin 2025 pagat e nëpunësve civile të rriten nga 11 deri në 16%. Referuar dokumentit “Masat prioritare në kuadër të Reformës së......

FMN risheh me rritje ekonominë e Shqipërisë - Parashikimi/ 3.6% në 2023-shin, Mali i zi kryeson rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet më 3.6 për qind në vitin 2023. Në publikimin e fundit global, FMN ka rritur me......

FMN: Rritja e PBB-së globale është më e ulëta në dekada!
Ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet, por rritja e PBB-së do të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme, tha FMN në perspektivën e saj të fundit ekonomike.......

Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të......

Temperatura të lartë edhe në tetor - Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Vendet në të gjithë Europën përjetuan shtatorin e tyre më të nxehtë në rekord me mot të ngrohtë të papërshtatshëm që pritet të vazhdojë deri në tetor. Austria,......

"Ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" prodhon energjinë e saj të parë!
Një projekt i përshkruar si "ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" bëri një hap të madh përpara gjatë fundjavës pasi prodhoi energjinë e saj të......