Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2023, 14:24

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% - “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”

Nga SCAN TV
Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% -

Qeveria parashikon që deri në vitin 2025 pagat e nëpunësve civile të rriten nga 11 deri në 16%. Referuar dokumentit “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030” i sapo nxjerrë për konsultim publik, raporti i pagave është rregulluar për pozicionet drejtuese. Shtesa për vjetërsi në punë është rritur për të shpërblyer përvojën për pozicionet në administratën publike.

Paga mesatare mujore në administratën publike do të rritet në 900 euro deri në vitin 2024, nga 530 euro aktualisht. Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2023 për pozicionet e kategorisë ekzekutive nga 19-41%, pozicionet në nivelin e ulët drejtues 28-34% dhe për pozicionet në nivelin e mesëm dhe të lartë drejtues 25-35%.

Ndërkohë, në vitin 2025, rritja e pagave për nëpunësit civilë për pozicionet e kategorisë ekzekutive do të jetë 11-16% krahasuar me vitin 2023.

Theksohet se sistemet digjitale që mbështesin menaxhimin dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore janë plotësisht funksionale dhe lejojnë automatizimin e listëpagesave dhe zbatimin e praktikave të mira dhe forcimin e komunikimit ndërmjet institucioneve të administratës publike, brenda vitit 2028.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat