Denaj takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri – Në diskutim rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.
Denaj nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare bëri me dije se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për të rritur praninë e prodhimeve bujqësore “Made in Albania” në Austri.
“Diskutuam mbi nevojën për të rritur praninë e prodhimeve bujqësore “Made in Albania” në Austri, në veçanti të perimeve, duke i promovuar e zgjeruar mundësitë e eksportit për kompanitë shqiptare”, tha Denaj.
Për sa i takon zhvillimit rural në zonat malore, ministrja Denaj ka bërë me dije se i ka kërkuar ambasadorit më shumë bashkëpunim për të përfituar nga eksperienca austriake për ngritjen e modeleve të suksesshme të bujtinave e agroturizmeve.
SCAN
Sondazh

Skema Kombëtare e Mbështetjes – AZHBR financon rreth 3500 mbarështues të bletarisë
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se 3,578 bletarë me një numër prej 364,793 kosheresh janë......

Gjithnjë e më pak verë - Prodhimi në BE do të ulet me 6% këtë vit
Bashkimi Europian duhet të prodhojë rreth 150 milionë hektolitra verë këtë vit, sipas vlerësimeve të para të Komisionit Europian. Për shkak të kushteve......

FMN, apel qeverive: Vendosni taksën e karbonit! - Kufizon kostot fiskale të trajtimit të ndryshimeve klimatike
Fondi Monetar Ndërkombëtar po u kërkon qeverive të ecin përpara me vendosjen e një takse karboni për të adresuar në mënyrën e duhur kostot fiskale të trajtimit......

Kostot e tranzicionit global të energjisë - 1 milion vende pune të humbura në industrinë e qymyrit
Rreth 1 milion vende pune në industrinë globale të qymyrit parashikohet të mbyllen deri në vitin 2050 edhe pa ndonjë premtim të mëtejshëm për të hequr......

Shkollat e mesme në Danimarkë po përqafojnë ChatGPT si një mjet mësimor!
Lulëzimi i chatbot-eve të inteligjencës artificiale (AI) bëri që një mësues të fillonte ta përfshinte atë në klasë, në vend që ta bllokonte atë. Që nga......

Tkurren investimet e huaja në Kosovë - Me rënie prej 12,5% në tremujorin e dytë. Në total arritën 184,4 milionë euro
Ekonomia e Kosovës ka regjistruar një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga......

Cili është impakti i luftës në Israel për firmat globale që operojnë në vend?!
Kompanitë globale kanë mbyllur përkohësisht disa operacione në Izrael dhe u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia pas sulmit shkatërrues të fundjavës......

Pekini, “pronar” i rezervave të naftës në Europë - Putin tregon fuqinë e tij, por Xi Jinping zotëron më shumë naftë
Vladimir Putin tregon fuqinë e tij me naftë, por Xi Jinping ka më shumë. Vendimi i presidentit rus për të ndaluar eksportet e naftës së naftës është një nga......