Kosova Postuar më 10 Tetor 2023, 10:13

Tkurren investimet e huaja në Kosovë - Me rënie prej 12,5% në tremujorin e dytë. Në total arritën 184,4 milionë euro

Nga SCAN TV

Ekonomia e Kosovës ka regjistruar një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë për një tkurrje prej 12.5%, duke arritur vlerën prej 184.4 milionë euro. Rënia është regjistruar kryesisht në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe në industrinë nxjerrëse, përfshirë guroret. Sektori i pasurive të paluajtshme mbulon 60% të totalit të investimeve të huaja direktë, ose 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023.

Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte të rezidentëve nga Kosova në vendet tjera kanë shënuar rritje gjatë kësaj periudhe, duke arritur vlerën prej 53.1 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare, këto investime kanë qenë të destinuara në vendet e rajonit dhe të orientuara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, familjet kanë përfituar më shumë të ardhura nga të afërmit e tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës. Për tremujorin e dytë të vitit, vlera e remitancave të pranuara arriti në 363.8 milionë euro, 15.8% më shumë në bazë vjetore.

Dërgesat e emigranteve sipas kanaleve formale (bankat dhe institucione tjerat) kanë shënuar rritje në vlerë prej 29.4 milionë euro, ndërsa është shënuar rritje prej 20.2 milionë euro e dërgesave në kanale jo formale.

Struktura e remitancave sipas shteteve mbetet e pa ndryshuar, ku rreth 60% e tyre janë me origjinë nga vendet e eurozonës. Gjermania zë vendin e parë me 37.4% të totalit, Zvicra 18% dhe SHBA me 7.4%.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Tetor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet m 100.4 lekë duke humbur pikë nga dje. Monedha europiane është blerë sot me 105 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat