Kryetari i Bashkisë Vlorë për Scan Live: Aeroporti i Vlorës, impakt të menjëhershëm në ekonomi!

Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha foli në Scan Live për “bum-in” turistik dhe investimet strategjike, si Aeroporti i Vlorës që pritet të krijojë mbi 2.000 vende pune.
Dredha përmendi strukturat akomoduese si fokusin kryesor për përballimin e fluksit të turistëve, duke listuar disa nga zonat me më potencial për investime të reja.
“Ne duhet të jemi gati për vitin tjetër. Nëse ngjitesh në Kaninë, me sy të lirë dallon që i gjithë përqëndrimi i ndërtimeve është në Vlorë të vjetër apo në Lungomare. Edhe me sy të lirë e dallon që e gjithë harta e Vlorës ka hapësira pafund për t’i shfrytëzuar për qëllimin që ne kemi; investimin në rrjetin hotelier.
Më konkretisht, nga Radhima në Orikum, ashtu sikurse pjesa që lidhet me plazhin e vjetër e në vazhdim dejt Zvërnecit ku kemi dhe synimin tjetër për të pasur një infrastrukturë lidhëse shumë të mirë me Aeroportin e Vlorës” u shpreh Kryetari i Bashkisë Vlorë.
I pyetur mbi prioritetet gjatë hartimit të buxhetit për Bashkinë Vlorë, z. Dredha tha se fokusi do të jetë në infstrakturën e brendshme, menaxhimin e ujërave të zeza, ndriçimin, sigurinë dhe shkollat.
https://youtu.be/iDOBtxnAckE?si=lGIIOl9VRXA8QBO2
SCAN
Sondazh

“Lufta e re” Izrael – Palestinë! Ramabaja: Preken edhe shqiptarët, rritet nafta dhe energjia!
Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, z. Sadri Ramabaja tha për Scan Live se “lufta e re” Izrael – Palestinë, në mënyrë të pashmangshme do të ketë......

Nafta rritet në mbi 87 USD - Mbështetet nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, në një interval nga 2.5% deri në 4%, pasi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tretë. Brenti i......

Konflikti në Lindjen e Mesme mbështet dollarin - Preferohet nga investitorët si “parajsë e sigurt” në periudha trazirash
Dollari amerikan është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke përfituar nga statusi i “parajsës së sigurt”, pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe......

Ari rritet drejt 1850 USD - Investitorët preferojnë asetet e sigurta si pasojë e konfliktit
Metalet e çmuara po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi luftimet dramatike mes Hamasit dhe Izraelit gjatë fundjavës kanë rikthyer rrezikun e një......

Konflikti, ndikim të kufizuar në çmime - Izraeli dhe Palestina nuk kanë ndikim në tregun e naftës
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, ndërsa konflikti Izrael-Hamas u shtri në ditën e tretë pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga......

Bitcoin i rikthehet humbjeve - Edhe kriptomonedhat ndikohen nga konflikti në Lindjen e Mesme
Bitcoin (BTC) dhe ethereum (ETH) po qëndrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rënies së tregun të aksioneve dhe rritjes së çmimeve të naftës, si......

Sesion i kujdesshëm për bursat europiane - Investitorët po llogarisin efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e parë të kësaj jave dhe po vlerësojnë ndikimin që do të kenë trazirat gjeopolitike në Lindjen e......

Shqipëria, pjesë e “Evropa Digjitale”- Kërkesë për t’u përfshirë në këtë program deri në vitin 2027
Shqipëria synon të bëhet pjesë e programit të Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”, që do të zbatohet deri në vitin 2027. Marrëveshja ndërmjet qeverisë......