Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2023, 16:02

“Lufta e re” Izrael – Palestinë! Ramabaja: Preken edhe shqiptarët, rritet nafta dhe energjia!

Nga SCAN TV
“Lufta e re” Izrael – Palestinë! Ramabaja: Preken edhe

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, z. Sadri Ramabaja tha për Scan Live se “lufta e re” Izrael – Palestinë, në mënyrë të pashmangshme do të ketë impakt ekonomik edhe në Ballkan.

“Kjo gjithsesi do të ketë efekt zinxhir në rrafshin ekonomik, të mirëqënies, madje edhe në hapësirën shqiptare sepse dihet që një pjesë e mirë e këtyre vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme janë prodhuese të fuqishme të naftës. Nën breshëritë e luftës dhe në rrezikun që mund t’i kanoset zinxhirit furnizues, çmimet e naftës mund të lëvizin. Ndërkohë, kostoja e energjisë automatikisht pëson rritje dhe në mënyrë zinxhir vjen te inflacioni” theksoi z.Ramabaja gjatë analizës së tij.

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë solli në vëmendje luftën Rusi – Ukrainë, si shembullin më “të freskët” të pasojave ekonomiko – sociale që shtrihen në rang global, kur konfliktet gjeopolitike përshkallëzohen në kohë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat