Nafta rritet në mbi 87 USD - Mbështetet nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, në një interval nga 2.5% deri në 4%, pasi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tretë. Brenti i Londrës po tregtohet në mbi 87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi.
Mëngjesin e së shtunës, gjatë një feste të madhe hebraike, militantët palestinezë të grupit Hamas nisën një sulm të shumëfishtë ndaj qyteteve Izraelit, nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Sulmi nisi disa orë pasi mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit. Por, pavarësisht rritjes së çmimeve në sesionin e sotëm, analistët deklarojnë se efekti do të jetë i përkohshëm pasi asnjëra palë nuk është një lojtar i rëndësishëm në tregun e naftës.
Frika më e madhe është përhapja e këtij konflikti edhe në vendet e tjera të rajonit, siç është Irani. Nëse shërbimet e inteligjencës do të zbulojnë se sulmi i Hamasit është mbështetur nga Irani, atëherë tregu mund të përballet me rreziqe të mëdha, sepse do të ashpërsohen sanksionet ndaj naftës së Teheranit zyrtar.
Eksportet e naftës nga Irani kanë qenë të kufizuara që kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2018 doli nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet që synonin të pakësonin të ardhurat e Teheranit.
SCAN
Sondazh

Konflikti në Lindjen e Mesme mbështet dollarin - Preferohet nga investitorët si “parajsë e sigurt” në periudha trazirash
Dollari amerikan është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke përfituar nga statusi i “parajsës së sigurt”, pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe......

Ari rritet drejt 1850 USD - Investitorët preferojnë asetet e sigurta si pasojë e konfliktit
Metalet e çmuara po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi luftimet dramatike mes Hamasit dhe Izraelit gjatë fundjavës kanë rikthyer rrezikun e një......

Konflikti, ndikim të kufizuar në çmime - Izraeli dhe Palestina nuk kanë ndikim në tregun e naftës
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, ndërsa konflikti Izrael-Hamas u shtri në ditën e tretë pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga......

Bitcoin i rikthehet humbjeve - Edhe kriptomonedhat ndikohen nga konflikti në Lindjen e Mesme
Bitcoin (BTC) dhe ethereum (ETH) po qëndrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rënies së tregun të aksioneve dhe rritjes së çmimeve të naftës, si......

Sesion i kujdesshëm për bursat europiane - Investitorët po llogarisin efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e parë të kësaj jave dhe po vlerësojnë ndikimin që do të kenë trazirat gjeopolitike në Lindjen e......

Shqipëria, pjesë e “Evropa Digjitale”- Kërkesë për t’u përfshirë në këtë program deri në vitin 2027
Shqipëria synon të bëhet pjesë e programit të Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”, që do të zbatohet deri në vitin 2027. Marrëveshja ndërmjet qeverisë......

Rritet indeksi i shëndetit bankar Banka e Shqipërisë: Kryesisht nga përmirësimi i notës së treguesit të përfitueshmërisë
Indeksi i shëndetit bankar tregon që situata e përgjithshme e sektorit është përmirësuar gjatë vitit 2023. Indeksi i shëndetit bankar, i llogaritur nga Banka e......

Kush po largohet nga Shqipëria në 2023? - Dominojnë punonjësit e administratës. Familjet raportojnë rënie të punësimit
Numri total i të punësuarve në Shqipëri këtë vit ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, në një kohë që janë punonjësit e......