Ari rritet drejt 1850 USD - Investitorët preferojnë asetet e sigurta si pasojë e konfliktit

Metalet e çmuara po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi luftimet dramatike mes Hamasit dhe Izraelit gjatë fundjavës kanë rikthyer rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme, duke bërë që investitorët t’i drejtohen aseteve të sigurta, siç është ari.
Izraeli goditi qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë qindra njerëz, në shenjë hakmarrjeje për një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e tij, kur grupi islamik Hamas pushtoi qytetet izraelite të shtunën.
Ari është ngjitur drejt 1850 dollarëve për onz në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 1 javë. Analistët mendojnë se, metali i çmuar mund të ngjitet drejt 1880 dollarëve për onz, por nuk do ta thyejë nivelin teknik të 1890 dollarëve. Dhunë që shpërtheu gjatë fundjavës rrezikon të nxisë një luftë të re në Lindjen e Mesme, duke rritur kërkesën për asete të sigurta.
Në këtë mënyrë, ari u rimëkëmb nga niveli më i ulët në 7 muajt e fundit, që ishte të premten, por rritja mbetet e kufizuar pasi të dhënat e forta ekonomike në SHBA kanë forcuar mundësitë që Rezerva Federale të rrisë sërish normat e interesit dhe ti mbajë ato të larta për një kohë më të gjatë.
Të dhënat e publikuara të premten, treguan se ekonomia amerikane krijoi edhe 336 mijë vende të reja pune, numri më i lartë në 8 muajt e fundit. Normat më të larta të SHBA-së rrisin koston oportune të mbajtjes së arit, i cili nuk jep interes.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Konflikti, ndikim të kufizuar në çmime - Izraeli dhe Palestina nuk kanë ndikim në tregun e naftës
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, ndërsa konflikti Izrael-Hamas u shtri në ditën e tretë pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga......

Bitcoin i rikthehet humbjeve - Edhe kriptomonedhat ndikohen nga konflikti në Lindjen e Mesme
Bitcoin (BTC) dhe ethereum (ETH) po qëndrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rënies së tregun të aksioneve dhe rritjes së çmimeve të naftës, si......

Sesion i kujdesshëm për bursat europiane - Investitorët po llogarisin efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e parë të kësaj jave dhe po vlerësojnë ndikimin që do të kenë trazirat gjeopolitike në Lindjen e......

Shqipëria, pjesë e “Evropa Digjitale”- Kërkesë për t’u përfshirë në këtë program deri në vitin 2027
Shqipëria synon të bëhet pjesë e programit të Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”, që do të zbatohet deri në vitin 2027. Marrëveshja ndërmjet qeverisë......

Rritet indeksi i shëndetit bankar Banka e Shqipërisë: Kryesisht nga përmirësimi i notës së treguesit të përfitueshmërisë
Indeksi i shëndetit bankar tregon që situata e përgjithshme e sektorit është përmirësuar gjatë vitit 2023. Indeksi i shëndetit bankar, i llogaritur nga Banka e......

Kush po largohet nga Shqipëria në 2023? - Dominojnë punonjësit e administratës. Familjet raportojnë rënie të punësimit
Numri total i të punësuarve në Shqipëri këtë vit ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, në një kohë që janë punonjësit e......

Mbi 12 mijë pensione të reja pleqërie në 6 muaj - Femrat, më të diskriminuara. “Paguhen” më pak edhe në moshën e tretë
Në gjysmën e parë të vitit, afro 12.408 të moshuar kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërorë. Referuar të dhënave zyrtare të këtij......

Valë e re e rritjes së çmimeve nga lufta në Izrael - Ramabaja: Nafta dhe energjia më të prekshmet, qytetarët janë humbësit
Lufta në Izrael pritet të japë një reaksion zinxhir që do të ketë pasoja jo vetëm në Ballkanin Perëndimor si rajon, por edhe në Shqipëri, sa i takon rritjes së......