Cili është impakti i luftës në Israel për firmat globale që operojnë në vend?!

Kompanitë globale kanë mbyllur përkohësisht disa operacione në Izrael dhe u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia pas sulmit shkatërrues të fundjavës nga grupi islamik palestinez Hamas.
Disa linja ajrore aziatike, europiane dhe amerikane kanë pezulluar fluturimet direkte për në Tel Aviv. Më konkretisht Delta Air Lines tha se po vazhdon të monitorojë ngjarjet në rajon dhe ka marrë vendimin për të anuluar fluturimet e Tel Aviv-it të drejtuara nga Delta deri më 31 tetor ndërsa El Al do të kryente më shumë fluturime për të kthyer rezervistët në Izrael për të ndihmuar në mobilizimin më të madh në historinë e vendit.
Ndërkaq operatori i lundrimit tha se po rregullon disa itinerare në zonë dhe se mysafirët e prekur po njoftohen drejtpërdrejt kurse Karnaval ka rregulluar itineraret e saj të lundrimit dhe nuk po bën thirrje për në Izrael në këtë moment.
Sa i përket Chevron i cili është prodhuesi numër 2 i naftës dhe gazit amerikan është udhëzuar nga ministria e energjisë e Izraelit të mbyllë fushën e gazit natyror Tamar në brigjet veriore të vendit.
JPMorgan Chase, Banka e Wall Street si dhe Goldman Sachs u kanë punonjësve të tyre në Izrael që të punojnë nga shtëpia, sipas Reuters.
Ndërkaq Banka e Amerikës në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur për momentin dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën lokale në ditët në vijim, sipas një memo të brendshme.
Morgan Stanley sipas Bloomberg Neës gjithashtu i ka thënë stafit të saj që të punojnë nga shtëpia për të ardhmen e parashikueshme.
Ndërkaq miliarderi indian Gautam Adan's Adani Ports, operator i portit Haifa në Izraelin verior, tha se porti ishte funksional, por shtoi se po monitoronte nga afër situatën dhe është përgatitur me një plan të vazhdimësisë së biznesit ndërsa FedEx, firma globale e dërgesave ka pezulluar shërbimin e saj në vend.
Nvidia, prodhuesi më i madh në botë i çipave të përdorur për inteligjencën artificiale dhe grafika kompjuterike tha se kishte anuluar një samit të AI të planifikuar për në Tel Aviv javën e ardhshme. CEO Jensen Huang ishte planifikuar të fliste në konferencë.
H&M, kompania e veshjeve tha se partneri i saj lokal i ekskluzivitetit ka mbyllur përkohësisht të gjitha dyqanet në Izrael.
Inditex SA e Zara, bëri me dije se dyqanet e saja do të mbeten të mbyllura përkohësisht dhe afatet kohore të kthimit do të zgjaten me 30 ditë nga rihapja e tyre. Shitësi më i madh i modës në botë ka 84 dyqane në Izrael, të gjitha operojnë nën ekskluzivitet.
Eli Lilly dhe Co, kompania farmaceutike tha se po monitoron nga afër situatën në zhvillim në Izrael dhe do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e kolegëve në dhe pranë zonave të prekura. Ajo po punon gjithashtu për të siguruar që të gjitha operacionet kritike të mbeten në vend për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ilaçeve Lilly për pacientët në rajon.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pekini, “pronar” i rezervave të naftës në Europë - Putin tregon fuqinë e tij, por Xi Jinping zotëron më shumë naftë
Vladimir Putin tregon fuqinë e tij me naftë, por Xi Jinping ka më shumë. Vendimi i presidentit rus për të ndaluar eksportet e naftës së naftës është një nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet m 100.4 lekë duke humbur pikë nga dje. Monedha europiane është blerë sot me 105 lekë dhe është shitur me......

Kryetari i Bashkisë Vlorë për Scan Live: Aeroporti i Vlorës, impakt të menjëhershëm në ekonomi!
Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha foli në Scan Live për “bum-in” turistik dhe investimet strategjike, si Aeroporti i Vlorës që pritet të krijojë mbi......

“Lufta e re” Izrael – Palestinë! Ramabaja: Preken edhe shqiptarët, rritet nafta dhe energjia!
Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, z. Sadri Ramabaja tha për Scan Live se “lufta e re” Izrael – Palestinë, në mënyrë të pashmangshme do të ketë......

Nafta rritet në mbi 87 USD - Mbështetet nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, në një interval nga 2.5% deri në 4%, pasi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tretë. Brenti i......

Konflikti në Lindjen e Mesme mbështet dollarin - Preferohet nga investitorët si “parajsë e sigurt” në periudha trazirash
Dollari amerikan është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke përfituar nga statusi i “parajsës së sigurt”, pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe......

Ari rritet drejt 1850 USD - Investitorët preferojnë asetet e sigurta si pasojë e konfliktit
Metalet e çmuara po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi luftimet dramatike mes Hamasit dhe Izraelit gjatë fundjavës kanë rikthyer rrezikun e një......

Konflikti, ndikim të kufizuar në çmime - Izraeli dhe Palestina nuk kanë ndikim në tregun e naftës
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm, ndërsa konflikti Izrael-Hamas u shtri në ditën e tretë pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga......