Kostot e tranzicionit global të energjisë - 1 milion vende pune të humbura në industrinë e qymyrit

Rreth 1 milion vende pune në industrinë globale të qymyrit parashikohet të mbyllen deri në vitin 2050 edhe pa ndonjë premtim të mëtejshëm për të hequr gradualisht karburantet fosile, me Kinën dhe Indinë që përballen me humbjet më të mëdha.
Qindra miniera me aktivitet intensiv pritet të mbyllen në dekadat e ardhshme, pasi ato do të arrijnë fundin e jetëgjatësisë së tyre dhe vendet do të zëvendësojnë qymyrin me burime më të pastra të energjisë me karbon të ulët.
Por, shumica e minierave që ka të ngjarë të mbyllen 'nuk kanë ndonjë plan për të zgjatur aktivitetin ose për të menaxhuar një tranzicion në një ekonomi pas qymyrit', paralajmëroi instituti me qendër në SHBA ‘Global Energy Monitor’. Sipas ekspertëve, qeveritë duhet të hartojnë plane për të siguruar që punëtorët të mos vuajnë nga tranzicioni i energjisë.
Instituti shqyrtoi 4.300 projekte aktive dhe të propozuara të minierave të qymyrit në mbarë botën që mbulojnë një fuqi punëtore totale prej afro 2.7 milionë dhe zbuloi se më shumë se 400 mijë punëtorë janë të punësuar në miniera që nuk do të jenë më aktive brenda vitit 2035.
Nëse do të zbatoheshin planet për të hequr gradualisht qymyrin për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, vetëm 250 mijë minatorë - më pak se 10% e fuqisë punëtore aktuale - do të gjenin punë në mbarë botën.
Industria kineze e qymyrit, më e madhja në botë, aktualisht punëson më shumë se 1.5 milionë persona. Nga 1 milion humbje të vendeve të punës globale deri në vitin 2050, më shumë se 240 mijë do të jenë vetëm në provincën e Shanxi.
Sektori i qymyrit në Kinë ka pësuar tashmë disa valë ristrukturimi në dekadat e fundit, me shumë rrethe minerare në veri dhe verilindje që luftojnë për të gjetur burime alternative të rritjes dhe punësimit pas mbylljes së minierave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shkollat e mesme në Danimarkë po përqafojnë ChatGPT si një mjet mësimor!
Lulëzimi i chatbot-eve të inteligjencës artificiale (AI) bëri që një mësues të fillonte ta përfshinte atë në klasë, në vend që ta bllokonte atë. Që nga......

Tkurren investimet e huaja në Kosovë - Me rënie prej 12,5% në tremujorin e dytë. Në total arritën 184,4 milionë euro
Ekonomia e Kosovës ka regjistruar një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga......

Cili është impakti i luftës në Israel për firmat globale që operojnë në vend?!
Kompanitë globale kanë mbyllur përkohësisht disa operacione në Izrael dhe u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia pas sulmit shkatërrues të fundjavës......

Pekini, “pronar” i rezervave të naftës në Europë - Putin tregon fuqinë e tij, por Xi Jinping zotëron më shumë naftë
Vladimir Putin tregon fuqinë e tij me naftë, por Xi Jinping ka më shumë. Vendimi i presidentit rus për të ndaluar eksportet e naftës së naftës është një nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet m 100.4 lekë duke humbur pikë nga dje. Monedha europiane është blerë sot me 105 lekë dhe është shitur me......

Kryetari i Bashkisë Vlorë për Scan Live: Aeroporti i Vlorës, impakt të menjëhershëm në ekonomi!
Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha foli në Scan Live për “bum-in” turistik dhe investimet strategjike, si Aeroporti i Vlorës që pritet të krijojë mbi......

“Lufta e re” Izrael – Palestinë! Ramabaja: Preken edhe shqiptarët, rritet nafta dhe energjia!
Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, z. Sadri Ramabaja tha për Scan Live se “lufta e re” Izrael – Palestinë, në mënyrë të pashmangshme do të ketë......

Nafta rritet në mbi 87 USD - Mbështetet nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, në një interval nga 2.5% deri në 4%, pasi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tretë. Brenti i......