Gjithnjë e më pak verë - Prodhimi në BE do të ulet me 6% këtë vit

Bashkimi Europian duhet të prodhojë rreth 150 milionë hektolitra verë këtë vit, sipas vlerësimeve të para të Komisionit Europian. Për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sëmundjeve kërpudhore, vreshtat në Itali u shkatërruan këtë vit, duke bërë që vendi të humbasë statusin e prodhuesit më të madh të verës në botë. Në këtë mënyrë pas tetë vitesh Franca kryeson listën e prodhuesve aktualisht.
Ministria franceze e Bujqësisë vlerësoi në fund të javës së kaluar se prodhimi i verës në vend këtë vit do të mbetet në nivelin e vitit të kaluar dhe do të jetë 3% më i lartë se mesatarja pesëvjeçare, që është 46 milionë hektolitra, por me diferenca të mëdha ndërmjet rajoneve.
Komisioni Europian parashikon që Franca do të prodhojë 45 milionë hektolitra verë këtë vit, 1% më shumë se vitin e kaluar. Rimëkëmbja e prodhimit pritet edhe në Gjermani, me një normë rritjeje të vlerësuar prej 16%, falë ujitjes. Pothuajse të njëjtën normë rritjeje shënon edhe Portugalia.
Konsumi i verës, veçanërisht ajo e kuqe, pritet të ulet sërish, me 1.5%, pasi qytetarët po i drejtohen pijeve të tjera, veçanërisht birrës dhe fuqia blerëse e tyre është ulur, thekson Komisioni. Kërkesa e huaj është gjithashtu e dobët, ndoshta për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse në disa tregje eksporti dhe stoqeve solide, pas eksporteve rekord në disa tregje në dy vitet e fundit.
Në sezonin 2023/2024 eksporti i verës nga BE-ja mund të mbështetet nga çmime më të ulëta, megjithëse në të njëjtën kohë mund të forcohet konkurrenca e verërave të prodhuara jashtë BE-së në segmentin e verërave më të lira. Importet duhet të ulen sërish, me 4.3% dhe me 18% krahasuar me mesataren pesëvjeçare, në 6 milionë hektolitra.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FMN, apel qeverive: Vendosni taksën e karbonit! - Kufizon kostot fiskale të trajtimit të ndryshimeve klimatike
Fondi Monetar Ndërkombëtar po u kërkon qeverive të ecin përpara me vendosjen e një takse karboni për të adresuar në mënyrën e duhur kostot fiskale të trajtimit......

Kostot e tranzicionit global të energjisë - 1 milion vende pune të humbura në industrinë e qymyrit
Rreth 1 milion vende pune në industrinë globale të qymyrit parashikohet të mbyllen deri në vitin 2050 edhe pa ndonjë premtim të mëtejshëm për të hequr......

Shkollat e mesme në Danimarkë po përqafojnë ChatGPT si një mjet mësimor!
Lulëzimi i chatbot-eve të inteligjencës artificiale (AI) bëri që një mësues të fillonte ta përfshinte atë në klasë, në vend që ta bllokonte atë. Që nga......

Tkurren investimet e huaja në Kosovë - Me rënie prej 12,5% në tremujorin e dytë. Në total arritën 184,4 milionë euro
Ekonomia e Kosovës ka regjistruar një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga......

Cili është impakti i luftës në Israel për firmat globale që operojnë në vend?!
Kompanitë globale kanë mbyllur përkohësisht disa operacione në Izrael dhe u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia pas sulmit shkatërrues të fundjavës......

Pekini, “pronar” i rezervave të naftës në Europë - Putin tregon fuqinë e tij, por Xi Jinping zotëron më shumë naftë
Vladimir Putin tregon fuqinë e tij me naftë, por Xi Jinping ka më shumë. Vendimi i presidentit rus për të ndaluar eksportet e naftës së naftës është një nga......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet m 100.4 lekë duke humbur pikë nga dje. Monedha europiane është blerë sot me 105 lekë dhe është shitur me......

Kryetari i Bashkisë Vlorë për Scan Live: Aeroporti i Vlorës, impakt të menjëhershëm në ekonomi!
Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha foli në Scan Live për “bum-in” turistik dhe investimet strategjike, si Aeroporti i Vlorës që pritet të krijojë mbi......