FMN risheh me rritje ekonominë e Shqipërisë - Parashikimi/ 3.6% në 2023-shin, Mali i zi kryeson rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet më 3.6 për qind në vitin 2023. Në publikimin e fundit global, FMN ka rritur me 1.4 pikë përqindje parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke qenë se në muajin Prill, progresi projektohej në nivelin 2.2 për qind. Ndërsa për vitin e ardhshëm FMN i qëndron vlerësimeve të prillit, për një rritje prej 3.3%.
Në krahasim me rajonin, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që Mali i Zi do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, duke lënë ndjeshëm pas vendet e tjera, më pas renditet Kosova me 3.8%, Shqipëria, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia me 2 % e Bosnje-Hercegovina po ashtu me 2%.
Pak ditë më parë edhe Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte ky parashikuar në qershor të këtij viti.
Megjithatë në raport ka listuar rreziqe që mund të ndikojnë në këtë parashikim, siç janë luhatjet e kursit të këmbimit, kursi i këmbimit, normat e interesit, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, etj.
Ndryshe nga dy institucionet më lart, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në publikimin e saj më të fundit ka lënë ta pandryshuar, ashtu si në publikimin e majit, rritjen e ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit në 2,5%. Me argumentin se perspektivat partnerit kryesor tregtar të Shqipërisë, Italisë janë anemike dhe inflacioni i ushqimeve është ende i lartë. Ndërsa, qeveria shqiptare parashikon që ekonomia të rritet me 3.7 për qind. Sa i takon ekonomisë globale, FMN parashikon ngadalësim në 3 për qind këtë vit, nga 3,5 për qind në vitin 2022.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

FMN: Rritja e PBB-së globale është më e ulëta në dekada!
Ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet, por rritja e PBB-së do të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme, tha FMN në perspektivën e saj të fundit ekonomike.......

Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të......

Temperatura të lartë edhe në tetor - Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Vendet në të gjithë Europën përjetuan shtatorin e tyre më të nxehtë në rekord me mot të ngrohtë të papërshtatshëm që pritet të vazhdojë deri në tetor. Austria,......

"Ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" prodhon energjinë e saj të parë!
Një projekt i përshkruar si "ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" bëri një hap të madh përpara gjatë fundjavës pasi prodhoi energjinë e saj të......

Denaj takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri – Në diskutim rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania”
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner. Denaj nëpërmjet një......

Skema Kombëtare e Mbështetjes – AZHBR financon rreth 3500 mbarështues të bletarisë
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se 3,578 bletarë me një numër prej 364,793 kosheresh janë......

Gjithnjë e më pak verë - Prodhimi në BE do të ulet me 6% këtë vit
Bashkimi Europian duhet të prodhojë rreth 150 milionë hektolitra verë këtë vit, sipas vlerësimeve të para të Komisionit Europian. Për shkak të kushteve......

FMN, apel qeverive: Vendosni taksën e karbonit! - Kufizon kostot fiskale të trajtimit të ndryshimeve klimatike
Fondi Monetar Ndërkombëtar po u kërkon qeverive të ecin përpara me vendosjen e një takse karboni për të adresuar në mënyrën e duhur kostot fiskale të trajtimit......