Mete me kreun e tatimeve: Me rëndësi, rritja e performancës dhe komunikimi intensiv me biznesin!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” ku të pranishëm ishin dhe Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi.
Në fjalën e tij, Mete vlerësoi rëndësinë e kuptimit të drejtë të legjislacionit nga ana e administratës tatimore, në mënyrë që ajo të jetë një këshilluese sa më e mirë për biznesin gjatë zbatimit të tij dhe theksoi se administrata tatimore është partnere me biznesin dhe në këtë kuptim duhet të vendoset theksi në njohjen e legjislacionit sidomos nga shërbimi i tatimpaguesit.
“Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është një akt i mirë dhe modernizues në kuadrin e tatimit mbi të ardhurat në Republikën e Shqipërisë. Për këtë ligj është punuar gjatë, së bashku edhe me FMN. Është finalizuar një VKM dhe janë drejt finalizimit edhe VKM-të e tjera që plotësojnë të gjithë kuadrin rregullator. Është e domosdoshme që ju të keni kuptueshmëri sa më të plotë, në mënyrë që këtë lloj kuptueshmërie ta përktheni në zbatim të drejtë të ligjit, por edhe në këshillim sa më të plotë dhe sa më të drejtë të tatimpaguesve”, u shpreh Mete.
Sipas njoftimit për media objektivi kryesor i trajnimeve që do të zhvillohen nga Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTATD), me mbështetjen e MFE dhe DPT, është informimi dhe trajnimi i Administratës Tatimore sa i përket dispozitave të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, një pjesë e të cilave do të nisin të zbatohen nga data 1 janar e vitit 2024 dhe përmes zbatimit të tij synohet reformimi i sistemit tatimor dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit me Direktivat e BE-së.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% - “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”
Qeveria parashikon që deri në vitin 2025 pagat e nëpunësve civile të rriten nga 11 deri në 16%. Referuar dokumentit “Masat prioritare në kuadër të Reformës së......

FMN risheh me rritje ekonominë e Shqipërisë - Parashikimi/ 3.6% në 2023-shin, Mali i zi kryeson rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet më 3.6 për qind në vitin 2023. Në publikimin e fundit global, FMN ka rritur me......

FMN: Rritja e PBB-së globale është më e ulëta në dekada!
Ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet, por rritja e PBB-së do të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme, tha FMN në perspektivën e saj të fundit ekonomike.......

Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të......

Temperatura të lartë edhe në tetor - Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Vendet në të gjithë Europën përjetuan shtatorin e tyre më të nxehtë në rekord me mot të ngrohtë të papërshtatshëm që pritet të vazhdojë deri në tetor. Austria,......

"Ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" prodhon energjinë e saj të parë!
Një projekt i përshkruar si "ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" bëri një hap të madh përpara gjatë fundjavës pasi prodhoi energjinë e saj të......

Denaj takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri – Në diskutim rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania”
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner. Denaj nëpërmjet një......

Skema Kombëtare e Mbështetjes – AZHBR financon rreth 3500 mbarështues të bletarisë
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se 3,578 bletarë me një numër prej 364,793 kosheresh janë......