Rritet prodhimi i energjisë në vend - S’ka rënie të konsumit, KESH dominoi gjenerimin me gati 60% të totalit
Rreth 6.2 mln mWh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rritje të ndjeshme në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 4.6 mln mWh energji.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidorecentralet e Kaskadës së Drinit me 59.2% të energjisë totale. Paralelisht ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar vijon të mbetet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike.
Në total këto impiante prodhuan 44 885 mWh energji, duke shënuar rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 39 154 mWh energji.
Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 8 - mujorin arriti në rreth 5,31 mln mWh energji, një nivel thuajse i njëjtë me atë të konsumuar në periudhën janar- gusht të vitit të kaluar, ku konsumi u regjistrua në 5.57 mln mWh.
Ndërkaq, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 8 - mujorin u regjistrua në 19.15%, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 20.42%. Sa i takon nivelit të arkëtimeve, ai fiksohet në 97.4%, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 96 %, të faturave të gjeneruara nga OSHEE.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mete me kreun e tatimeve: Me rëndësi, rritja e performancës dhe komunikimi intensiv me biznesin!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të......

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% - “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”
Qeveria parashikon që deri në vitin 2025 pagat e nëpunësve civile të rriten nga 11 deri në 16%. Referuar dokumentit “Masat prioritare në kuadër të Reformës së......

FMN risheh me rritje ekonominë e Shqipërisë - Parashikimi/ 3.6% në 2023-shin, Mali i zi kryeson rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet më 3.6 për qind në vitin 2023. Në publikimin e fundit global, FMN ka rritur me......

FMN: Rritja e PBB-së globale është më e ulëta në dekada!
Ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet, por rritja e PBB-së do të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme, tha FMN në perspektivën e saj të fundit ekonomike.......

Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të......

Temperatura të lartë edhe në tetor - Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Vendet në të gjithë Europën përjetuan shtatorin e tyre më të nxehtë në rekord me mot të ngrohtë të papërshtatshëm që pritet të vazhdojë deri në tetor. Austria,......

"Ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" prodhon energjinë e saj të parë!
Një projekt i përshkruar si "ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" bëri një hap të madh përpara gjatë fundjavës pasi prodhoi energjinë e saj të......

Denaj takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri – Në diskutim rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania”
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner. Denaj nëpërmjet një......