Kreditë me probleme rriten lehtë në gusht - Banka e Shqipërisë: Arrijnë 5.3%, kryesisht nga huatë afatshkurtra të biznesit

Ndërsa ndiqet me shumë vëmendje nga aktorët e tregut financiar shqiptar për shkak të pritjeve që rritja e normave të interesit të ketë një efekt negativ në cilësinë e kredisë në afatin e mesëm, huaja me probleme edhe për muajt e verës ka shënuar zgjerim të papërfillshëm. Nga 5.28 në korrik, në muajin gusht, kreditë me probleme në sistem janë shtuar në 5.30%, dike vijuar një trend gradual rritës. Totali i tyre u rrit lehtë duke arritur nivelin e një viti më parë, rreth 37 miliardë lekë. Të dhënat janë raportuar nga Banka e Shqipërisë, sipas së cilës, rënia e cilësisë është vënë re në kategorinë e kredisë afatshkurtër, në sektorin e biznesit, në portofolin e kredisë në monedhën vendase dhe në kredinë në valutë të pambrojtur nga kursi i kembimit.
Ndërkaq, Banka e Shqipërisë raporton se zgjerimi i stokut të kredive me probleme lidhet me kalimin e kredive të mira drejt klasave më pak performuese dhe me një vëllim më të ulët të fshirjeve dhe shlyerjeve të kredive me probleme. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë, flukset e reja të huave me probleme janë pakësuar si rrjedhojë e rritjes së masës së shlyerjeve të tyre. Raporti i mbulimit me provigjione të kredive me probleme u rrit lehtë gjatë periudhës, në 65% si rrjedhojë e rritjes më të lartë të stokut të provigjioneve në raport me zgjerimin e tepricës së kredive me probleme.
Gjithashtu, mbulimi i kredive me kolateral paraqitet në nivele të mira dhe u rrit lehtë gjatë periudhës. Sipas llojit të kolateralit, përmirësim të cilësisë së kredisë ka shënuar vetëm kredia e kolateralizuar me pasuri të paluajtshme rezidenciale.
Banka e Shqipërisë bën me dije se bankat tregtare kanë vijuar të kryejnë ristrukturime të kredive, dhe fshirje të kredive të humbura nga bilanci, por vëllimet respektive tregojnë për një rënie të ndjeshme të tyre. Kredia e ristrukturuar gjatë gjashtë muajve të fundit ishte rreth 2 miliardë lekë ose sa 1% e fluksit të kredisë së re të periudhës dhe sa 4.2% e stokut të kredive me probleme. Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen me kreditë në valutë për sektorin e biznesit dhe në mënyrë të veçantë me kreditë e dhëna për industrinë e ndërtimit. Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Blihen 10 mln euro energji për tetorin - KESH finalizon dy tenderë, çmimi mesatar shkon në 98 euro/mWh
Teksa situata hidrike favorizoi prodhimin vendas të energjisë në pjesën e parë të vitit, aktualisht Korporata Elektronergjetike Shqiptare ka nisur importin, me......

Rritet prodhimi i energjisë në vend - S’ka rënie të konsumit, KESH dominoi gjenerimin me gati 60% të totalit
Rreth 6.2 mln mWh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rritje të ndjeshme në......

Mete me kreun e tatimeve: Me rëndësi, rritja e performancës dhe komunikimi intensiv me biznesin!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të......

Pagat e nëpunësve civilë do të rriten deri 16% - “Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023–2030”
Qeveria parashikon që deri në vitin 2025 pagat e nëpunësve civile të rriten nga 11 deri në 16%. Referuar dokumentit “Masat prioritare në kuadër të Reformës së......

FMN risheh me rritje ekonominë e Shqipërisë - Parashikimi/ 3.6% në 2023-shin, Mali i zi kryeson rajonin
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet më 3.6 për qind në vitin 2023. Në publikimin e fundit global, FMN ka rritur me......

FMN: Rritja e PBB-së globale është më e ulëta në dekada!
Ekonomia globale vazhdon të rimëkëmbet, por rritja e PBB-së do të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme, tha FMN në perspektivën e saj të fundit ekonomike.......

Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të......

Temperatura të lartë edhe në tetor - Sa nxehtë do të jetë në Europë këtë muaj?
Vendet në të gjithë Europën përjetuan shtatorin e tyre më të nxehtë në rekord me mot të ngrohtë të papërshtatshëm që pritet të vazhdojë deri në tetor. Austria,......