Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Rriten me mbi 1.5%, pavarësisht tensioneve gjeopolitike

Bursat europiane janë rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pavarësisht krizës gjeopolitike dhe gjakderdhjes në Izrael dhe Gaza. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 1.5%, ndërsa të gjithë sektorët janë në territor pozitiv. Sektori i udhëtimeve realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 2.15%, pavarësisht paqartësive pasi kompanitë kanë anuluar fluturimet drejt Izraelit.
Forcat izraelite bombarduan Rripin e Gazës me sulme ajrore të hënën, ndërsa vijon kundërpërgjigjja ndaj sulmit të befasishëm nga grupi militant palestinez Hamas, që filloi të shtunën në mëngjes.
Ministrat izraelitë kanë urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, tashmë të bllokuar dhe të varfër, duke ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe energji elektrike për rreth dy milionë banorë.
Edhe shumica e tregjeve aziatike u rritën ndjeshëm në sesionin e sotëm. Investitorët e kanë mirëpritur edhe komentet e zyrtarëve të Rezervës Federale, të cilët kanë sinjalizuar një tërheqje nga rritja e normave të interesit.
Zëvendëskryetari i Fed, Philip Jefferson tha se banka qendrore duhet të "vazhdojë me kujdes" duke pasur parasysh rritjen e mprehtë të fundit të yield-eve të obligacioneve. Ndërkohë, presidentja e rezervës Federale të Dallasit, Lorie Logan tha se normat afatgjata të interesit mund të mbeten të larta, që do të thotë më pak nevojë për të rritur normën e fondeve federale.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

DigitAlb: Ulje çmimesh në ditët KUQeZI dhe dhurata për çdo tifoz
DigitAlb mbetet kurdoherë shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Platforma më e madhe televizive në mbarë shqiptarinë transmeton live më 12 Tetor ndeshjen......

Tender 1.5 mln euro për e-taxation - Përmirësim i sistemit pas hyrjes në fuqi të ligjit për tatimin mbi të ardhurat
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit (AKSH) ka hapur një tender me vlerë rreth 1.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit e-taxation- për......

Transaksionet në euro brenda vendit, rekord në 2023 - Sistemi AIPS, mbi 154 mijë transferta me vlerë totale 2.5 miliardë euro
Për periudhën janar-gusht sistemi AIPS, që proceson transaksionet në euro të klientëve të bankave brenda Shqipërisë ka rritur një rekord të ri. Deri në fund të......

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore - Sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh, parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të......

Kreditë me probleme rriten lehtë në gusht - Banka e Shqipërisë: Arrijnë 5.3%, kryesisht nga huatë afatshkurtra të biznesit
Ndërsa ndiqet me shumë vëmendje nga aktorët e tregut financiar shqiptar për shkak të pritjeve që rritja e normave të interesit të ketë një efekt negativ në......

Blihen 10 mln euro energji për tetorin - KESH finalizon dy tenderë, çmimi mesatar shkon në 98 euro/mWh
Teksa situata hidrike favorizoi prodhimin vendas të energjisë në pjesën e parë të vitit, aktualisht Korporata Elektronergjetike Shqiptare ka nisur importin, me......

Rritet prodhimi i energjisë në vend - S’ka rënie të konsumit, KESH dominoi gjenerimin me gati 60% të totalit
Rreth 6.2 mln mWh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rritje të ndjeshme në......

Mete me kreun e tatimeve: Me rëndësi, rritja e performancës dhe komunikimi intensiv me biznesin!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të......